HAPET THIRRJA PËR PJESËMARRJE NË JAVËN E STAFIT QË DO TË ZHVILLOHET NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, WROCLAW, POLONI

HAPET THIRRJA PËR PJESËMARRJE NË JAVËN E STAFIT QË DO TË ZHVILLOHET NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, WROCLAW, POLONI

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për stafin administrativ apo akademik të Universitetit  të Mjekësisë, Tiranë për pjesëmarrje në Javën e Stafit që do të zhvillohet në periudhën 20-24 Maj 2024 në Universitetin e Mjekësisë, Wroclaw, Poloni.

 Kohëzgjatja e mobilitetit:  5 ditë + 2 ditë udhëtim

 Numri i kuotave: 2 (dy)

 Bursa përfshin:

  • Kompensimin ditor (160 EURO në ditë për stafin)
  • Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

  1. Curriculum Vitae në gjuhën Angleze
  2. Fotokopje e pasaportës
  3. Letër motivimi në gjuhën Angleze
  4. Vërtetim punësimi dhe leje nga Dekani i Fakultetit përkatës për të realizuar mobilitetin (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze). Në rastin e stafit administrativ të Rektoratit, vërtetimi i punësimit do të merret nga Sektori i Burimeve Njerëzore dhe leja do të merret nga Drejtori i Drejtorisë
  5. Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
  6. Plani i mobilitetit

 

Për të shkarkuar planin e mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/03/Wroclaw_Plani-i-mobilitetit.docx

Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +,  Prof. Dr. Alma Idrizi.

 

Afati i fundit për aplikim: 12.03.2024

 Plani i mobilitetit firmoset nga aplikanti, më pas nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alma Idrizi.

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.

Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/03/Formulari-i-aplikimit-per-mobilitet_Staf-akademik-Wroclaw-Poloni.docx

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/03/Formulari-i-aplikimit-per-mobilitet_Staf-administrativ-Wroclaw-Poloni-Copy.docx