NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS 1 (NJË) VEND VAKANT “TEKNIK I MESËM I SPECIALITETEVE TË NDRYSHME”, PERSONEL ADMINISTRATIV ME KOHË TË PLOTË DHE KONTRATË ME AFAT TË PACAKTUAR NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS 1 (NJË) VEND VAKANT “TEKNIK I MESËM I SPECIALITETEVE TË NDRYSHME”, PERSONEL ADMINISTRATIV ME KOHË TË PLOTË DHE KONTRATË ME AFAT TË PACAKTUAR NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63, datë 08.10.2021“Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, i ndryshuar, si dhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së nr.73, datë 27.03.2024 “Për fillimin e procedurës së punësimit për 1 (një) vend vakant në pozicionin e punës “Teknik i mesem i specialiteteve”, personel administrativ me kohë të plotë dhe kontratë me afat të pacaktuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune si më poshtë:

 Kandidatët për pozicionin e punës 1 (një) vend vakant “Teknik i mesëm i Specialiteteve të ndryshme”, personel administrativ me kohë të plotë dhe kontratë me afat të pacaktuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

 

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Mirëmban në vazhdimësi të gjitha ambjentet e Fakultetit ku përfshin auditorë, zyrat, laboratorët, nyjet hidrosanitare, dyert dhe dritaret.
  • Mirëmban dhe vë në funksionim sistemin e ngrohjes, ftohjes dhe aspirimit.
  • Ka në mbikqyrje të përditshme sistemin elektrik si dhe të gjitha nyjet hidrosanitare, evidenton mangësitë dhe i raporton ato tek Kryetari i Degës së Shërbimeve.
  • Ka në mbikqyrje ambientet e brendshme dhe të jashtme të fakultetit dhe merr masa për të korrigjuar e meremetuar defektet.
  • Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastësore sipas nevojave të
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët.

 

Kriteret:

  1. Të kenë përfunduar studimet e mesme për teknik i specialiteteve të ndryshme;
  2. Të kenë certifikatë/diploma për specialitetin në varësi të specifikave  të punës;
  3. Të kenë të paktën 2 vite përvojë pune;
  4. Të kenë aftësi të mira komunikuese;
  5. Të jenë shtetas shqiptar;
  6. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

 

Kushte:

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të jenë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  3. Të mos jenë dënuar me vendim te formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  4. Të plotësojnë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesave të tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  5. Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga

 

Dokumentacioni i kërkuar:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit (ID);
  4. Kopje e noteruar e Dëftesës, (diplomës/diplomave), bashkë me listën e notave të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar)
  6. Fotokopje e noterizuar e certifikatë/diploma për specialitetin në varësi të specifikave  të punës;
  7. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  8. Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  9. Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Referencë nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  11. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.

 

 Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.

 Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin, të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë.

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve  kalendarike, që nga dita e shpalljes së njoftimit në Buletinin e APP-së.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel administrativ i miratuar nga Bordi i Administrimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, sipas Vendimit nr. 63, datë 08.10.2021, i ndryshuar, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al