Dita Shqiptaro-Amerikane e Hematologjisë 2024

Dita Shqiptaro-Amerikane e Hematologjisë 2024

🌍 Dita Shqiptaro-Amerikane e Hematologjisë 2024

 📌Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Xheladin Draçini mori pjesë në eventin që sjell së bashku profesionistët shqiptarë dhe amerikanë në fushën e hematologjisë, duke shkëmbyer njohuritë dhe përvojat më të fundit mbi sëmundjet malinje të gjakut.

Ky aktivitet, u përqëndrua në: 🔬 Përditësimet e fundit në diagnostikimin, trajtimin dhe menaxhimin e sëmundjeve si leukemia, limfoma dhe mieloma.

💉 Terapitë e personalizuara dhe imunoterapitë, përfshirë terapinë inovative me qelizat T-CAR.

🌐 Protokollet dhe përparimet më të reja në trajtimin e sëmundjeve malinje të gjakut, duke ofruar praktikat më të mira për pacientët.

ℹ️Kjo ditë e veçantë shërben si një platformë për ndarjen e njohurive të përparuara dhe zhvillimeve klinike më të fundit. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, është krenar që mbështet dhe merr pjesë në një aktivitet kaq të rëndësishëm për komunitetin mjekësor dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor ndaj pacientëve.

👥 Bashkohuni me ne për të ndarë përvojat dhe për të avancuar përballë sfidave të reja në hematologji!