CEREMONIA E DHËNIES SË TITULLIT “DOCTOR HONORIS CAUSA” PËR PROF. ALVA B. WEIR NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Ditën e premte, më datë 11.11.2016, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë organizon Ceremoninë e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” për Prof. Alva B. Weir në shenjë falenderimi për kontributin e tij në zhvillimin e Onkologjisë dhe Hematologjisë. Në këtë ceremoni do të jenë të ftuar anëtarët e Senatit Akademik, personalitete nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, nga Shoqata Mjekësore “Albanian Health Fund” dhe personalite të tjera të vendit.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 10.11.2016