HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E KAMERINOS, ITALI
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Kamerinos, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2018/2019
Llojet e mobilitetit përfshijnë
Shkëmbimin e studentëve
Nivelet e mobilitetit për studentët
Program studimi i ciklit të dytë
Kohëzgjatja e mobilitetit
6 muaj
Fusha e studimit
Farmaci
Bursat përfshijnë
Kompesimin mujor (850 euro për studentët)
Kostot e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe universitetit të origjinë
Për të përcaktuar distancën , klikoni në link-un e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me programet e studimit në gjuhën angleze dhe në gjuhën italiane në këtë Universitet dhe me kalendarin akademik të këtij të fundit klinkoni në linqet e mëposhtëm:
http://www.unicam.it/offertaformativa
https://didattica.unicam.it/Guide/PaginaCorso.do?corso_id=10040
Dokumentet që nevojiten për aplikim për studentët janë:
- CV në gjuhën angleze
- Kopje e pasaportës
- Vërtetim studenti (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze)
- Letër motivimi në gjuhën angleze
- Certifikatë e gjuhës së huaj – { B1 për gjuhën italiane; CELI, CILS, PLIDA} { B2 për gjuhën angleze- TOEFL, IELTS, Cambridge, TOEIC,GESE,APTIS} e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
- Marrëveshja e Studimit {Learning Agreement}
- Listë notash {e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze}
- Lista e notave duhet të përmbajë edhe mesataren e përllogaritur për çdo student. Mesatarja do të përllogaritet nga Sekretaria përkatëse e Fakultetit.
- Për të shkarkuar formatin e Marrëveshjes së Studimit, klikoni në linkun: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2018/12/Learning-Agreement.docx
Për të plotësuar si duhet Marrëveshjen e Studimit, lexoni udhëzimin mbi plotësimin e Marrëveshjes së Studimit, i cili analizon çdo pjesë përbërëse të kësaj Marrëveshjeje. Për të shkakuar këtë udhëzim klikoni në linkun e mëposhtëm: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2018/12/Udhezues-per-Marreveshjen-e-Studimit-Link.docx
Afati për aplikim: 7.01.2019
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Sektorin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara në adresën. international.office@umed.edu.al .
Shënim 1 – Skanimi dokumenteve duhet të kryhet sipas renditjes së mëposhtme:
Curriculum Vitae
Kopje e pasaportës
Vërtetimi i studentit i përkthyer në gjuhën angleze dhe e noterizuar; Vërtetim i studentit në gjuhën shqipe {të skanuar në një dokument të vetëm}
Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze; Listë notash në gjuhën shqipe {të skanuar në një dokument të vetëm}
Letër motivimi në gjuhën angleze
Certifikatë e gjuhës së huaj e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze, {të skanuar në një dokument të vetëm}
Marrëveshja e studimit
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Ju uron suksese në aplikimin tuaj!