HAPET THIRRJA PËR BURSA TË OFRUARA NGA QEVERIA GJERMANE (LANDI HESSEN) PËR STUDENTËT SHQIPTARË

HAPET THIRRJA PËR BURSA TË OFRUARA NGA QEVERIA GJERMANE (LANDI HESSEN) PËR STUDENTËT SHQIPTARË

Që prej fundit të vitit 2016, University World Service (WUS) po mbështet çdo vit me 50 bursa studentët shqiptarë të universiteteve publike shqiptare. World University Service është një organizatë ndërkombëtare e nxënësve dhe mësuesve në sektorin e arsimit dhe angazhohet për të drejtat e njeriut në arsim dhe krijimin e strukturave të barabarta sociale dhe politike. WUS është aktiv në më shumë se 50 vende të botës. Qëllimi i këtij programi është të mbështesë elitën e arsimuar shqiptare dhe punonjësit e rinj të kualifikuar në Shqipëri, për zhvillimin e perspektivës profesionale në të ardhmen në vend. Këto bursa i adresohen studentëve në fazën përfundimtare të studimeve të tyre dhe të sapodiplomuarve. Preferohen aplikantë me të ardhura të pakta familjare  dhe rezultate të mira akademike. Përveç një burse mujore prej 250.00 €, studentët apo ata që janë në fillimet e karrierës do të përfitojnë këshillime dhe trajnime për teknikat e aplikimit, sipërmarrjen, karrierën dhe për ofertat e praktikave të punës. Gjatë periudhës maksimale 6-mujore të bursës, studentët, në varësi të llojit të bursës, do të marrin pjesë në trajnime për aplikim për punë, si dhe për të filluar një biznes të ri (trajnime individuale dhe në grupe).

Ky projekt realizohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Ekonomisë, Energjisë, Transportit dhe Strehimit në Hessen/Gjermani.

Afati i dorëzimit të dokumenteve është data 3 korrik 2019.

 

Për informacione të detajuara kliko:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/06/Albania-Scholarship-leaflet-2019.pdf

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/06/Albania-Scholarship-application-form_2019-final.pdf