
AKTIVITET SPORTIV “SPORTI NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË”, 2-4 MAJ 2017
Informohen studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë se në datat 2-4 Maj 2017, Universiteti organizon aktivitetin sportiv “Sporti në UMT”. Në këtë aktivitet do të organizohet kampionati i volejbollit dhe skuadrat studentore do të përbëhen nga vajza dhe djem (të përzier). Aktiviteti do të zhvillohet nga ora 16:00 deri në orën 20:00, në ambientet e palestrës së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Ky aktivitet sportiv është pjesë e aktiviteteve të përvitshme sportive, që organizohen nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në kuadër të promovimit të një jete të shëndetshme.
Për informacione të mëtejshme, mund të kontaktoni në numrin e kontaktit:
0692973020
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më: 13.04.2017