BORDI I RI I ADMINISTRIMIT 2021!

BORDI I RI I ADMINISTRIMIT 2021!

Në ambientet e Rektoratit të UMT-së, u mbajt mbledhja e parë e Bordit të Administrimit (me anëtarët e tij të rinj), i Universitetit të Mjekësisë.

Në këtë mbledhje u morën 2(dy) Vendimet e para:
•Vendimi i parë për “Konstituimin e Bordit Administrativ të UMT-së.”
•Vendimi i dytë “Për zgjedhjen e Kryetarit të Bordit të Administrimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, i uron suksese të gjithë anëtarëve të rinj të Bordit të Administrimit, duke shpresuar në frymën e lartë të bashkëpunimit midis Organeve Kolegjiale të këtij Universiteti, me shpresën që ky Bord do të jetë pjesë e zgjidhjeve dhe e garantimit të qëndrueshmërisë financiare, në përmbushjen e misionit të tij, ashtu si Ligji i Arsimit të Lartë qartazi e ka të mirëpërcaktuar!

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/11/Urdhëri-i-MAS-nr.-450-datë-16.11.2021-2.pdf

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/11/Vendim-i-Senatit-Akademik-nr.-74-date-13.10.2021.pdf