MARRËVESHJE…

MARRËVESHJE…

Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, numrit të nënshkrimit të Marrëveshjeve, i shtohet edhe Marrëveshja e Bashkëpunimit nënshkruar me Universitetin e Janinës, Greqi.

Kjo Marrëveshje u nënshkrua nga Rektori i UMT-së, Prof. Arben Gjata dhe Dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Janinës, Prof. Anna Batistatou, e cila kryesonte edhe delegacionin që e shoqëronte.

Në këtë takim, përveç të tjerave, u diskutua për shkëmbimin e studentëve dhe pedagogëve me programin Erasmus+, INTERREG si dhe për fushat e bashkëpunimit midis UMT-së dhe Universitetit të Janinës, të cilat do të jenë në Mjekësi të Përgjithshme, Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore Teknike.