HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR SEMESTRIN E PARË TË VITIT AKADEMIK 2021-2022 NË KOLEGJIN E SHKENCAVE TË APLIKUARA “LAVOSLAV RUZICK” NË VUKOVAR KROACI
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Kolegjin e Shkencave të Aplikuara “ LAVOSLAV RUZICK’ në Vukovar Kroaci, për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022
Mobiliteti përfshin:
Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie ( 1 bursë) ne profilin e Fizioterapisë dhe Rehabilitimit.
Kohëzgjatja e mobilitetit:
5 ditë + 2 ditë udhëtim
Bursa përfshin:
Kompensimin ditor (180 EURO në ditë për stafin)
Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron Kolegji i Shkencave të Aplikuara “ LAVOSLAV RUZICK’ në Vukovar Kroaci, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://www.vevu.hr/
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze;
- Fotokopje e pasaportës;
- Lista e publikimeve në gjuhën Angleze;
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Vërtetim punësimi (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën Angleze);
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze;
- Vërtetim nga Dekani i Fakultetit që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin.
Plani i mobilitetit në gjuhën angleze.
Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në adresën:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/09/Plani-i-mobilitetit-stafi-akademik.docx
Afati për aplikim: 17.09.2021
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën. international.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, I cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
Universiteti i Mjekësisë ju uron suksese në aplikimin tuaj!