KRITERET E PUNËSIMIT PËR “ADMINISTRATOR” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicion pune, bazuar në ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, dhe Vendimin nr. 49 datë 30.08.2019 të Bordit të Administrimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për vendin e punës “Administrator” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike.
Përshkrimi përgjithësues i punës:
Sipas nenit 54 “Funksionet e administratorit të njësisë kryesore në institucionet e arsimit të lartë” të ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
Kriteret:
Kandidatët për “administrator” i njësisë kryesore duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar,
- Të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Master i Shkencave”, në fushën e drejtësisë ose të ekonomisë dhe përvojë pune së paku 5 (pesë) vjet në këto fusha,
- Të ketë përvojë pune në buxhetimin dhe menaxhimin e fondeve, së paku 3 (tre) vjet,
- Të mos jetë i dënuar për ndjekje penale dhe të mos jetë dhënë ndaj tij masë e sigurimit personal,
- Të mos jetë i dënuar për vepra penale me vendim gjyqësor të formës së prerë,
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit,
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës,
- Të zotërojë gjuhën angleze, një gjuhë e dytë e Komunitetit Evropian përbën avantazh.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (të dy cikleve të studimit);
- Kopje e librezës së punës e noteruar;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Dëshmia e penalitetit ose mandat-pagesa e saj, si dhe formulari i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore, sipas formës së kërkuar nga ligji;
- Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
- Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
Dorëzimi i dokumentacionit duhet të bëhet brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga shpallja e njoftimit, pranë Zyrës së Protokollit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit pranë Zyrës së protokollit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë: 16.09.2019-30.09.2019
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri mbi ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, i ndryshuar në ligjin nr.110/2015, datë 15.10.2015 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”,
- Njohuri mbi ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,
- Njohuri mbi ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, i ndryshuar me ligjin nr.47/2017 “Për Prokurimin Publik”,
- Njohuri mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”,
- Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e arsimit të lartë, procedurave administrative, prokurimit publik dhe buxhetit.
Mënyra e vlerësimit:
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al