KRITERET E PUNËSIMIT PËR PERSONEL AKADEMIK, ME KOHË TË PLOTË, NË LËNDËN HISTOLOGJI – EMBRIOLOGJI, NË DEPARTAMENTIN E MORFOLOGJISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UMT

KRITERET E PUNËSIMIT PËR PERSONEL AKADEMIK, ME KOHË TË PLOTË, NË LËNDËN HISTOLOGJI – EMBRIOLOGJI, NË DEPARTAMENTIN E MORFOLOGJISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UMT

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, Personel Akademik, në lëndën Histologji – Embriologji, në Departamentin e Morfologjisë, në Fakultetin e Mjekësisë.

Kriteret

Kandidatët për personel akademik, me kohë të plotë, në lëndën Histologji – Embriologji, në Departamentin e Morfologjisë, në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë këto kritere:

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë diplomuar në programin e interguar të ciklit të dytë të studimit “Master I Shkencave në Mjekësinë e Përgjithshme”, studime univeristare brenda ose jashte vendit.
  2. Të zotëroj me dëshmi të paktën një nga pesë gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht)
  3. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar
  4. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi
  5. Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  6. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;

 

Kritere specifike:

  1. Të ketë përfunduar studimet në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master I Shkencave në Mjekësinë e Përgjithshme” me notë mesatare të ponderuar 9.5 e lartë.
  2. Të kenë në lëndën Histologji – Embriologji notën 9 (nëntë) e lart (notën mesatare aritmetike 9 e lart, kur lënda është zhvilluar në dy provime) dhe notën mesatare aritmetike të dy provimeve të Lëndës Anatomi Normale 9 (nëntë) e lart.
  3. Të ketë nivel të njohjes së gjuhës së huaj së paku B2.
  4. Të ketë liçencën e ushtrimit individual të profesionit të lëshuar nga Urdhri i Mjekëvë.

Kritere preferenciale:

  1. Preferohen kandidatë që kanë marrë pjesë në veprimtari kërkimore dhe/ose aktivitete pedagogjiko – shkencore në fushën e citologjisë dhe embriologjisë klinike.
  2. Preferohen kandidatët që kanë njohuri të mira të gjuhës angleze.

 

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore, në Fakultetin e Mjekësisë, dosjen personale ( të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi competent ose vërtetim që janë në proçes njohje.
  6. Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
  7. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  8. Të paktën dy referenca nga profesorë.
  9. Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  10. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  11. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  12. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  13. Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria.
  14. Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 20.05.2019-31.05.2019 (10 ditë pune)

 

 Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimëdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

 

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al