NËNSHKRUHET MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT NDËRMJET UNIVERSITETIT SEMMELWEIS TË BUDAPESTIT, HUNGARI DHE UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Semmelweis të Budapestit, Hungari dhe Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT). Kjo marrëveshje parashikon shkëmbimin e studentëve, stafit akademik, organizimin e seminareve, konferencave të përbashkëta, doktoraturave të përbashkëta.
Marrëveshja u nënshkrua nga Prof. Béla Merkely, Rektor i Universitetit Semmelweis dhe Prof. Arben Gjata, Rektor i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në prani të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Zj. Ogerta Manastirliu dhe Ambasadorit të Hungarisë në vendin tonë, Shkelqësia e Tij Z. Lóránt Balla.
Gjatë vizitës në UMT, delegacioni Hungarez takoi përfaqësues të tre Fakulteteve të Universitetit dhe tregoi interes në fusha të caktuara si Odontoiatria, apo lidhur me përballimin e pandemisë nga Covid-19 nga stafi mjekësor.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi do të ndikojë pozitivisht dhe cilësisht për ndërkombëtarizimin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe do të çojë përpara bashkëpunimin konkret në fushën e kërkimit shkencor dhe zhvillimit profesional ndërmjet dy Universiteteve.