KONGRESI I 16-TË BALLKANIK I NEFROLOGJISË – BANTAO, TIRANË, 29-31 TETOR 2021

KONGRESI I 16-TË BALLKANIK I NEFROLOGJISË – BANTAO, TIRANË, 29-31 TETOR 2021

Në datat 29-31 Tetor 2021 Shoqata Shqiptare e Nefrologjisë në bashkëpunim me Shoqatat Ballkanike (BANTAO), Evropiane (ERA) dhe Botërore (ISN) të Nefrologjisë organizojnë në Tiranë Kongresin e 16-të Ballkanik të Nefrologjisë, BANTAO. Kongresi do të zhvillohet në formatin hibrid, me prezencë të kufizuar fizike dhe online.

Në këtë Kongres, i cili zhvillohet për herë të parë ne Shqipëri, do të marrin pjesë personalitete Ballkanike, Evropiane dhe Botërore të Nefrologjisë.
Për më shumë informohuni duke klikuar ne linkun: https://bantao2021al.org
Të interesuarit për të dërguar abstrakte, janë të lutur të lexojnë udhëzimet në web.
Afati i dërgimit të abstakteve është data 13 Tetor 2021.