NJOFTIM LIDHUR ME AFATIN DHE DOKUMENTACIONIN E NEVOJSHËM PËR APLIKIM NË PROGRAMET E SPECIALIZIMEVE AFATGJATA NË FUSHËN E MJEKËSISË, 2021
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, njofton të gjithë kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për një program specializues afatgjatë në fushën e mjekësisë, në vitin akademik 2020-2021, se dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është si më poshtë:
- Formular aplikimi, sipas modelit të parashikuar në shtojcën nr. 1 të Udhëzimit nr. 1, datë 01.03.2021, i ndryshuar (kandidatët që aplikojnë për transferim studimesh plotësojnë formularin sipas modelit të parashikuar në shtojcën nr. 1a (Kliko këtu).
- Letër motivimi i/e aplikantit;
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit të vlefshëm, kartë identiteti ose pasaportë;
- Kopje e njësuar me origjinalin në Republikën e Shqipërisë e diplomës universitare, të programit të studimit të ciklit të parë “Bachelor” si dhe të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, ose të programit të integruar të studimeve të ciklit të dytë, dhe listës/listave të notave. Për rastet e diplomave të huaja paraqitet kopje e njësuar me origlina1in e vërtetimit të njohjes në Republikën e Shqipërisë, e shoqëruar me diplomën /diplomat dhe listën / listat përkatëse të notave ose të një dokumenti tjetër të vlefshëm për regjistrimin në Universitet në vendin ku janë kryer studimet, të lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë përkatës. Në rast se njohja e diplomës nuk ka përfunduar ende, kandidati paraqet vërtetim që ka dorëzuar dokumentacionin për njohje në MASR, dhe duhet të dorëzojë dokumentin e njohjes jo më vonë se data e parashikuar për testimin e informatizuar, si dhe përpara shpalljes së rezultatit përfundimtar nga Komisioni i Vlerësimit;
- Kopje e njësuar me origjinalin në Republikën e Shqipërisë e dokumentit që vërteton njohjen e gjuhës së huaj, sipas përcaktimit në rregulloren përkatëse të specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë përkatësisht “Të zotërojë të paktën një nga gjuhët e huaja (anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht) në nivelin B2, si kriter minimal në programet e studimit të ciklit të tretë të specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë, me kusht që afati i fundit për paraqitjen e shlyerjes së gjuhës së huaj në nivel C1, sipas akteve nënligjore në fuqi, për këtë kategori studentësh të jetë përpara përfundimit të vitit të parë akademik” të programit përkatës;
- Fotokopje e noterizuar e licencës për ushtrimin e profesionit në Republikën e Shqipërisë dhe e dëshmisë së regjistrimit në Urdhrin profesional përkatës;
- Dëshmi penaliteti e vlefshme;
- Mandat pagesa për tarifën e konkurrimit prej 5,000 (pesëmijë) lekë;
- Kandidatët që aplikojnë për kuotat e Ministrisë së Drejtësisë apo Ministrisë së Mbrojtjes, dorëzojnë një letër mbështetëse të ministrisë përkatëse sipas formatit të parashikuar në Shtojcën nr. 2, sipas Udhëzimit nr. 1, datë 01.03.2021, i ndryshuar (Kliko këtu);
- Dy foto personale.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit në fakultetet përkatëse është deri më datë 26.03.2021*.
Për tu njohur me rregulloren, kuotat e miratuara si dhe udhëzimin e detajuar, ndiqni linkun: http://umed.edu.al/university-event/kerkimi-shkencor/specializimet/
Për të shkarkuar mandat pagesën për zhvillimin e testimit të informatizuar, ndiqni linkun: http://qsha.gov.al/DPSH/materiale/fatura/specializimet.pdf
*Ndryshuar me Udhëzimin nr. 2, datë 19.03.2021 “Për një ndryshim në Udhëzimin nr. 1, datë 01.03.2021 Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit…” të Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë