NJOFTIM –Për 1 (një) vend në pozicionin Kryetar i Degës së Menaxhimit të Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

NJOFTIM –Për 1 (një) vend në pozicionin Kryetar i Degës së Menaxhimit të Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin e Bordit të Administrimit Nr.11, datë 03.02.2020 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në mbështetje të shkresës nr. 1731 prot. dt. 04.09.2020 “Kërkesë për punësim për  vendin e lirë të punës, personel administrativ, pozicioni Kryetar i Degës së Menaxhimit të Shërbimeve ”,  si dhe Urdhri nr.106 datë 15.09.2020, i Administratorit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkurrimin për vend të lirë pune, si më poshtë:

 

  • Për 1 (një) vend në pozicionin Kryetar i Degës së Menaxhimit të Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

 

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Kryetari i degës është përgjegjësi kryesor për mbarevajtjen e punës në degën e menaxhimit të shërbimeve. Koordinon punën vertikalisht me strukturat që ka në varësi dhe raporton rregullisht te Administratori i njësisë krvesore;
  • Organizon dhe ndjek gjithë procesin për organizimin e prokurimeve publike për njësinë kryesore;
  • Organizon dhe ndjek të gjithë procesin për përcaktimin e kritereve ligjore për lidhjen e kontratave me operatorët fitues;
  • Monitoron zbatimin e kontratave te lidhura;
  • Përgjegjës për hedhjen në kohë të Regjistrit të parashikimit të prokurimeve publike dhe ndjekja e raportimeve në kohë në njësinë qëndrore të UMT-së;
  • Organizon punën për mirëfunksionimin e sistemeve dhe infrastrukturës elekromekanike, hidraulike, ndërtimore të godinave të njësisë, si dhe të pajisjeve të tjera që janë në përdorim në përputhje me parametrat e duhura;
  • Organizon punën për mirëmbajtjen, pastrimin, transportin, shërbimet postare dhe korrierët;
  • Evidenton mallrat dhe materialet në magazinë, dokumentimin e qarkullimit të tyre, mbajtjen e kartelave dhe rakordimin me kontabilitetin;
  • Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.

 

Kërkesat e përgjithshme, që duhet të plotësojnë kandidatët për punësim si personel administrativ në Fakultetin e Mjekesise, UMT janë:

 

Kritere:

  1. Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të jetë i pajisur me diplomë të studimeve, “master shkencor”, “master profesional” në “shkencat ekonomike”, “inxhinieri dhe teknologji”, “juridik”, “natyrore”, “humane”, apo të barasvlefshme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
  2. Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune të mëparshme në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashme;
  3. Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  4. Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër.

 

Kushtet:

 

  1. Të jetë shtetas shqiptarë;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  5. Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra;
  6. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

Përbën avantazh për këto pozicion aftësia në komunikim, aftësia organizative dhe manaxheriale, aftësia për të punuar në grup. Preferohet dega Administrim Biznes- Profili Menaxhim.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:

 

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
  5. Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vëretojnë përvojën në punë);
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Formular vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
  8. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
  10. Certifikate/ Dëshmi që vërtetojnë njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
  11. Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  12. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  13. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.

 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 21.09.2020 – 05.10.2020  (15 ditë pune).

 

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

 

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e larte dhe kërkimin shkencor në IAL në R.SH.”
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar me ligjin ligjin Nr. 47/2017 “Për prokurimin publik”;
  • Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9936, datë 26.06.2006 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare e administrative.
  • Njohuri mbi Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; eksperiencën e tyre të mëparshme; motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.