NJOFTIM- PËR 1 (NJË) VEND, NË POZICIONIN PËRGJEGJËS SEKTORI I PROKURIMEVE, DREJTORIA E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për një pozicion pune personel administrativ bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin e Bordit të Administrimit Nr.11, datë 03.02.2020 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në vendim nr. 38, datë 28.09.2020 Bordi i Administrimit, si dhe në mbështetje të Urdhri nr. 140 prot, datë 13.10.2020 i Administratorit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune, si më poshtë:
- Për 1 (një) vend, në pozicionin Përgjegjës Sektori i Prokurimeve, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Përgjegjësi i Sektorit është përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e punës në Koordinon punën vertikalisht me strukturat që ka në varësi dhe raporton rregullisht të Drejtori i Drejtorisë.
- Mbajtja e përgjegjësisë për respektimin e të gjitha rregullave dhe të afateve të caktuara në aktet ligjore e nënligjore për prokurimin puhlik, për saktësinë dhe bazueshmërinë ligjore të të gjitha akteve që dalin nga Sektori i Prokurimit, duke u mbështetur në legjislacionin përkatës;
- Hartimi dhe propozimi i planit vjetor të prokurimeve, në bashkepunim me Njesinë e Prokurimit në bazë të kërkesave dhe nevojave për prokurim;
- Organizon punën për përgatitjen e regjistrit të parashikimeve të prokurimit publik shpenzimeve dhe investimeve në hashkëpunim me Njesinë e Prokurimit, në fillim të çdo viti kalendarik;
- Pergatitja e Dokumentave Standarde të Tenderit për procedurat e prokurimit, në bashkëpunim me anëtarët e Njesisë së Prokurimit, sipas pjëmarrjes në komisionet perkatëse në procedurë;
- Pergatitja e analizave periodike për prokurimet.
- Pergatitja e regjistrit të realizimit të prokurimeve publike në menyrë periodike dhe vjetore, raportimi në MASR-ë.
- Kontrollon dhe shpëmdan sipas destinacionit dokumentat e hartuara nga punonjësit në varësi;
- Siguron bashkëpunim të mirë të grupit dhe ekzekutim në kohë të detyrave
- Siguron që mbajtja dhe arkivimi i të dhenave të Sektorit është në përputhje me kërkesat dhe rregullat e dokumentacionit për prokurimin publik;
- Identifikon, vlereson dhe menaxhon risqet operacionale dhe bashkëpunon me Sektorin Juridik per çdo risk të hasur;
- Siguron që stafi i caktuar për implementimin e kontratës të mos jetë i perfshirë në vlerësimin e tenderit;
- Përgatit planifikimin e procedurave të tenderimit në bashkëpunim me drejtoritë/sektorët e tjerë (përgatitja dhe ndjekja e rregullt të Planit të Prokurimit);
- Monitoron dhe rishikon aktivitetet e prokurimit dhe dokumentat e tenderit, në mënyrë që të sigurojë që procedurat të jenë zbatuar në kohën e duhur nga punonjësit e varësisë;
- Siguron transmetimin e kërkesës për hapjen e tenderit (parashikimin dhe njoftimet për tender në internet, ftesat drejtuar tenderuesve) dhe monitoron procesin e parakualifikimit dhe të përzgjedhjes;
- Ne fund të vitit ndjek dhe mbikeqyr hartimin dhe dorëzimin e Regjistrit përmbledhës për Realizimin e Prokurimeve publike, konform afateve të percaktuara në ligj;
- Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga epërorët.
Kritere:
- Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të jetë i pajisur me një diplomë të studimeve, “master shkencor” në shkencat “ekonomi”, “juridik”, “inxhinieri dhe teknologji” apo të barasvlefshme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
- Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune të mëparshme në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashme;
- Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
- Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;
- Të jete shtetas shqiptarë me zotësi te plotë për të vepruar;
Kushtet:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
- Të jetë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
- Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vëretojnë përvojën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
- Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
- Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Dëshmi penaliteti.
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 19.10.2020 – 02.11.2020 15 (pesëmbëdhjet ditë ).
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar me ligjin ligjin Nr. 47/2017 “Për prokurimin publik”;
- Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative dhe prokurimit publik.
Mënyra e vlerësimit:
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.