NJOFTIM PËR “PËRGJEGJËS” NË SEKTORIN E STANDARDEVE TË CILËSISË DHE STATISTIKAVE NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 78 të Statutit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 36, datë 21.04.2021 “Për miratimin e kritereve për personel ndihmës akademik me karakter administrativ në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për vend në pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me karakter administrativ, si më poshtë:
“Përgjegjës” në Sektorin e Standardeve të Cilësisë dhe Statistikave, në Drejtorinë e Administrimit Akademik dhe Kurrikulës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët për pozicionin e punës “Përgjegjës” në Sektorin e Standardeve të Cilësisë dhe Statistikave duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të zotërojë diplomë të ciklit të dytë “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të (DIND)
- Të ketë eksperiencë pune në institucionet e arsimit të lartë jo më pak se 5 (pese) vite, si dhe të ketë eksperiencë në fushën e sigurimit të cilësisë të programeve të studimit dhe atë institucional;
- Të zotërojë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
- Të zotërojë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Kritere preferenciale:
- Të njohë dhe të ketë eksperiencë pune në proceset e vlerësimit të brendshëm dhe/ose të jashtëm të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë; të këtë njohuri mbi sistemin e sigurimit të brendshëm dhe/ ose të jashtëm të cilësisë
- Të shfaqë aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup;
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin/et e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës ose ekuivalent me të, që vërtetojnë vjetërsinë në punë;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së paketës Microsoft Office
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit,
- Vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
- Dokument/e që vërtetojnë njohuri/eksperiencë në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale;
- Referenca nga punëdhënës ose epror direkt të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune nga publikimi i kritereve në buletinin e APP-së
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri mbi Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
- Njohuri mbi standardet shtetërore të cilësisë në arsimin e lartë (Kodi i Cilësisë)
- Njohuri mbi vlerësimin e brendshëm/të jashtëm të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë (në nivel programesh dhe institucional) .
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi aktet ligjore dhe nënligjore të sipërcituara, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al