NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST I PROTOKOLL-ARKIVËS” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit i Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 07 prot., datë 19.01.2023 “Për fillimin e procedurës së punësimit dhe miratimin e kritereve …”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik me karakter administrativ, “Specialist i Protokoll- Arkivës” në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Protokoll-Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë vijon:
Kriteret:
Kandidatët për pozicionin e punës “Specialist i Protokoll-Arkivës” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të ketë përfunduar studimet universitare të ciklit të parë Bachelor dhe/ose Master Profesional dhe /ose Master Shkencor, ose diploma ekuivalente me to (DIND);
- Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe të programit Microsoft Office;
- Të zotëroj me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës si dhe të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një krimi, kundërvajtje penale apo vepre penale;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna si dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) si rregull sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës, të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë (nëse ka eksperience pune);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së paketës Microsoft Office;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda 3 (tri) muajve të fundit;
- Formular vetëdeklarimi sipas formë së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Vërtetim nga punëdhënës aktual/i mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Referenca nga punëdhënës/epror direkt të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga shpallja e njoftimi në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, pranë zyrës së Protokoll-Arkivës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, (Adresa: Rruga e Dibrës, pranë QSUT, Nr.232, Tiranë)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune duke përfshirë dhe datën e shpalljes në Buletinin e APP- së.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligji nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për Arkivat”;
- Norma Tekniko-Profesionale dhe Metodologjike të Shërbimit Arkivor në Republikën e Shqipërisë;
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe intervistë të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën: info@umed.edu.al