NJOFTIM PËR PUNËSIM NË DEGËN E FINANCËS 2 (DY) “SPECIALIST” ME KONTRATË ME AFAT TË CAKTUAR NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE,UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin nr.63, datë 08.10.2021 të Bordit të Administrimit, “Për miratimin e numrit të personelit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në të gjitha nivelet”, në shkresën e Dekanatit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike nr. 1160 prot., datë 01.10.2021, protokolluar me tonën 2398 prot., data 01.10.2021 “Kërkesë për punësim me kontratë të përkohshme”, si dhe në shkresën e Administratorit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike nr.1334 prot., datë 28.10.2021, protokolluar me tonën 2753 prot.,datë 29.10.2021 “Dërgim propozimi për zëvendësim për periudhën e leje lindjes për “Specialist Finance”, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë si dhe në Urdhërin e Administratorit nr.180, datë 04.11.2021, shpall konkursin për pozicionin e punës “Personel administrativ “Specialist” në Degën e Financës, me afat të caktuar nga momenti i lidhjes së kontratës, në UMT”.
Për 2 (dy) vende pune për pozicionin “Specialist Finance” me kohë të plotë, me kontratë me afat të caktuar në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kriteret që duhet të plotësojnë kanditatët janë:
Kriteret:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” ose “Bachelor” në Shkenca Ekonomike.
- Të ketë 1 (një) vit eksperiencë pune në profesion;
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
- Njohuri të gjuhës së huaj anglisht, dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;
Kushtet
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, për largim nga detyra.
Kërkesat e Përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:
- Të jetë shtetas shqipëtar;
- Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesave të tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur.
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokoll- Arkivës, në UMT , dosjen personale ( të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit);
- Kopje e noteruar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore(Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).
- Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
- Çertifikatë/Dëshmi të noteruar që vërtetojnë njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
- Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 04.11.2021 – 11.11.2021 (tetë) ditë kalendarike që nga dita e shpalljes në faqen e UMED-it.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, i ndryshuar në ligjin nr. 110/2015, datë 15.10.2015 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e arsimit të lartë, procedurave administrative, prokurimit publik dhe buxhetit.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të miratuar nga Bordi i Administrimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare. www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al