NJOFTIM PËR SHTYP,
Në bazë të kërkesave për informacion dhe shqetësimeve të kandidatëve që do të aplikojnë në një nga Programet e Studimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe prindërve të tyre, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, sqaron si më poshtë:
- Kriteret për pranimin në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, përbëhen nga:
-
- Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e Maturës Shtetërore 35 %.
- Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e 3 (tri) viteve të shkollës së mesme 35%.
- Nota mesatare aritmetike e thjeshtë për lëndët formuese 30 %:
- Kimi 10%
- Biologji 10%
- Fizikë 10%
- Nota mesatare për pranimin në programet e studimeve të integruara, si Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologji dhe Farmaci është 8,5.
Nota mesatare për pranimin në programet e studimit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, si Infermieri e Përgjithshme, Mami, Fizioterapi, Teknik i Lartë Laboratori, Imazheri dhe Logopedi është 8. - Ndryshimet nga vendimi fillestar për heqjen e lëndëve të filozofisë dhe sociologjisë, si dhe përdorimi i mesatares aritmetike janë vendosur nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për shkak se dy lëndët e mësipërme nuk janë pjesë e kurrikulës së detyruar në të gjitha shkollat e mesme dhe jo të gjitha shkollat e mesme në Republikën e Shqipërisë kanë programe me kredite. Kjo gjë mund të bënte të pamundur vlerësimin real të studentëve.
- Për klasifikim janë përdorur koeficientë të ndryshëm të shkollave të mesme, ku ato me kohë të të plotë kanë koeficient 1,4, ndërsa të gjitha shkollat e tjera të mesme kanë koeficientin 1.
- Në rast se kandidatët kanë të njëjtin numër pikësh, për t’u përzgjedhur në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, ka përparësi mesatarja e provimeve të Maturës Shtetërore. Në rast se edhe mesatarja e Maturës Shtetërore është e njëjtë, përzgjedhja do të bëhet me short në praninë e kandidatëve.
- Për përpunimin e të dhënave dhe renditjen e studentëve sipas kritereve të miratuara po realizohet një marrëveshje me Qendrën Ndëruniversitare të Shërbimeve dhe Rrjetit Telematik (RASH), me qëllim krijimin e një programi kompjuterik për përpunimin e të dhënave dhe renditjen e kandidatëve.
- Kuotat e pranimit dhe tarifat e studimit të miratuara për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2015-2016 dhe kuotat e pranimit dhe tarifat e studimit të propozuara nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2016-2017 janë, si më poshtë:
FAKULTETI |
PROGRAMI I STUDIMIT |
KUOTA PËR PROGRAM TË PARË STUDIMI |
TARIFA VJETORE PËR PROGRAM TË PARË |
TARIFA VJETORE PËR PROGRAM TË DYTË |
|||
2015-2016 |
2016-2017 |
2015-2016 |
2016-2017 |
2015-2016 |
2016-2017 |
||
Fakulteti i Mjekësisë |
Mjekësi e Përgjithshme |
240 |
230 |
45.000 |
45,000 |
233.916 |
233,916 |
Fakulteti i Mjekësisë |
Farmaci |
90 |
90 |
45.000 |
45,000 |
233.916 |
233,916 |
Fakulteti i Mjekësisë Dentare |
Stomatologji |
55 |
82 |
45.000 |
45,000 |
233.916 |
233,916 |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Infermieri e Përgjithshme |
300 |
274 |
40.000 |
40,000 |
233.916 |
233,916 |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Mami |
80 |
43 |
35.000 |
35,000 |
233.916 |
233,916 |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Teknikë e Lartë Laboratori |
60 |
46 |
35.000 |
35,000 |
233.916 |
233,916 |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Fizioterapi |
60 |
48 |
35.000 |
35,000 |
233.916 |
233,916 |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Logopedi |
40 |
28 |
35.000 |
35,000 |
233.916 |
233,916 |
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike |
Imazheri |
70 |
47 |
35.000 |
35,000 |
233.916 |
233,916 |
Ulja e kuotave për vitin akademik 2016-2017 është vendosur nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për të plotësuar kriteret e akreditimit, si dhe për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies.
Të gjithë vendimet e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, janë transparente dhe janë publikuar në faqen zyrtare të internetit www.umed.edu.al.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, mbetet i hapur për çdo sqarim apo paqartësi që mund të kenë kandidatët, pasi studentët janë më të rëndësishmit për ne, ndaj i ftojmë të na kontaktojnë në adresën e emalit: info@umed.edu.al
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, dëshiron të nënvizojë se në vendimmarrjen e Senatit Akademik nuk ka patur asnjë ndërhyrje ose presion nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, të cilën përfitojmë nga rasti ta falënderojmë për ndihmën dhe mbështetjen që na ka dhënë.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 01.08.2016