NJOFTIM PËR “SPECIALIST FINANCE”, PERSONEL ADMINISTRATIV ME KOHË TË PLOTË, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR “SPECIALIST FINANCE”, PERSONEL ADMINISTRATIV ME KOHË TË PLOTË, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63, datë 08.10.2021, “Për miratimin e numrit të personelit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në të gjitha nivelet”, i ndryshuar,  si edhe në Urdhërin e Administratorit të UMT-së nr. 199, prot., datë 03.10.2024 “Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës 1 (një) vend vakant “Specialist Finance” personel administrativ, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë” :

 Kandidatët për “Specialist Finance”, personel administrativ me kohë të plotë, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

 

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Ndjek dhe zbaton të gjitha procedurat të lidhura me veprimet që gjenerojnë shpenzimet dhe të ardhurat dhe garanton përputhshmëri me ligjin.
  • Ndjek dhe kryen regjistrimet në librat e llogarisë të të gjitha veprimeve që lidhen me të
  • Ndjek dhe kryen regjistrimet në librat e llogarisë të të gjitha veprimeve që lidhen me shpenzimet e njësisë
  • Regjistron në bazë të dokumentacionit, të gjitha veprimet ekonomike financiare në mënyrë kronologjike dhe sistematike në regjistrat kontabël, ditarë: (ditari i shpenzimeve,ditari i bankës, ditari i magazinës, ditari i pagave, ditari i veprimeve të ndryshme).
  • Përgatit e përpilon situacionet e raportimit të të ardhurave dhe shpenzimeve si njësi, si dhe tabelat e raportimit progresiv, periodikisht çdo 4-mujor.
  • Mban dhe azhornon në mënyrë kronologjike gjendjen e Aktiveve të Qendrueshme, kartelat e AQT-ve në përdorim (zyrë dhe çdo punonjës) për njësinë kryesore si dhe llogarit amortizimin e tyre.
  • Mban, azhornon dhe kontabilizon të gjitha veprimet e magazinës dhe pergatit raportet mujore të gjëndjes.
  • Mban, azhornon dhe kontabilizon të gjitha veprimet e pagave të punonjësve dhe të gjitha detyrimet që rrjedhin prej tyre (sig. shoqërore, pensionet etj).
  • Raporton për punën e kryer dhe problemet e konstatuara përpara kryetarit të degës.
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët.
  • Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.

Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si dhe dokumentacioni përkatës për pozicionin e punës “Specialist Finance”, personel administrativ në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, janë si më poshtë:

Kritere:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” ose “Bachelor” në Shkenca Ekonomike.
  • Të ketë 1 (një) vit eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  • Njohuri të gjuhës së huaj anglisht, dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;

Kushtet:

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij/saj të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, për largimin nga detyra dhe që nuk është shuar sipas ligjit.

 

Kërkesat e Përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesave të tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur.

 

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njehsuar me origjinalin, brenda 15 (pesëmbëdhjet) ditëve nga shpallja e njoftimit, pranë Zyrës së Protokollit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë :

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të  studimit, sipas rastit);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë përvojën në punë)
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  7. Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore(Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).
  8. Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  9. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
  11. Certifikatë/Dëshmi të noterizuar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;
  12. Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  13. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;

 

Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së  Institucionit.

 Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, i ndryshuar në ligjin nr. 110/2015, datë 15.10.2015 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e arsimit të lartë, procedurave administrative, prokurimit publik dhe buxhetit.

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al