NJOFTIM PËR “SPECIALIST” ME KONTRATË ME AFAT TË CAKTUAR (TË PËRKOHSHME), NË DREJTORINË E KËRKIMIT SHKENCOR, PROMOVIMIT AKADEMIK DHE KOMUNIKIMIT, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhërin e Rektorit nr. 94, datë 08. 09. 2022, “Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës 1 (një) vend “Specialist” me kontratë me afat të caktuar (të përkohshme), në Drejtorinë e Kërkimit Shkencor, Promovimit Akademik dhe Komunikimit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”
Kandidatët për “Specialist” me kontratë me afat të caktuar (të përkohshme), në Drejtorinë e Kërkimit Shkencor, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere:
- Të zotërojnë minimalisht diplomë të nivelit “Bachelor” të fituar në Universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR;
- Preferohet të ketë eksperiencë pune;
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
- Të jetë shtetas shqipëtar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të zotërojnë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore(Anglisht,Frengjisht, Gjermanisht, Italisht,Spanjisht), preferohet gjuha angleze.
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos të ketë masa disiplinore në fuqi;
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noteruara (për secilin program përkatës studimi);
- Kopje e noteruar e librezës së punës, nëse ka eksperiencë pune (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së gjuhës së huaj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore(Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tri muajve të fundit).
- Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në zyrën e Protokoll-Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë).
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 (dhjetë) ditë pune që nga dita e shpalljes në Buletinin e APP-së.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri mbi Rregulloret për dhënien e titujve akademikë dhe akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al