Njoftim për vend të lirë pune për personel akademik në Fakultetin Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicion pune personel akademik bazuar në ligjin nr.80/2015 ““Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit i Mjekësisë,Tiranë, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare.
A. Pozicioni i punës:
Personel akademik në Departamentin e Kirurgjisë Oro-Maxillo-Faciale dhe Paraklinike, Profili “Kirurgji Oro-Max-Fac” në Fakultetin e Mjekësisë Dentare ( 1 vend pune).
B. Kriteret:
Kandidati për vendin e punës duhet të plotësojë këto kritere bazë:
- Të jetë diplomuar në Degën e Stomatologjisë.
- Të ketë notë mesatare të studimeve universitare mbi
- Të ketë diplomë specializimi në Kirurgji Oro-Max-Fac.
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore .
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidati konkurrent për vendin e punës, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:
- Të ketë diplomë specializimi në Kirurgji OMF, me vlerësim të provimit të specialitetit mbi
- Të ketë mbrojtur gradën shkencore “Doktor” në fushën e Kirurgjisë OMF.
- Të ketë eksperiencë pune si kirurg OMF mdi 10 vjet .
- Të ketë eksperiencë pedagogjike në mësimdhënie, pranë Departamentit të Kirurgjisë OMF, mbi 5 vjet.
- Të ketë publikime në revista shkencore dhe pjesëmarrje në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese.
C. Dokumentacioni për tu dorëzuar
Kandidatët për vendin e punës duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Mjekësisë Dentare të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dosjen personale (të inventarizuar) me këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim
- Curriculum vitae
- Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare dhe pasuniversitare (fotokopje të noteruara). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje.
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, etj.
- Të paktën dy referenca nga profesorë të fakultetit.
- Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar).
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore (të noteruar).
- Raport mjekësor për aftësitë në punë.
- Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria.
- Dëshmi e penalitetit.
D. Afati i dorëzimit të dokumentacionit
Afati i dorëzimit të dokumentacionit me postë ose dorazi: 26.03.2018 -10.04.2018.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al.
C. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuritë mbi Ligjin 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
D. Mënyra e vlerësimit:
- Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
- Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën në mësimdhënie.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al.
Publikuar më 20.03.2018.