NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV ME KONTRATË TË PËRKOHSHME “SPECIALIST I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT”

NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV ME KONTRATË TË PËRKOHSHME “SPECIALIST I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT”

Bazuar në ligjin nr.80/2015 “Për Arsimin e  Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodit i Punës për Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit i Mjekësisë,Tiranë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicion pune personel administrativ me kontratë të përkohshme “Specialist i Teknologjisë së Informacionit”,

 

1. Kriteret:

Kandidati për vendin e punës me kontratë të përkohshme “Specialist i Teknologjisë së Informacionit”, propozohet të plotësojë këto kritere :

  1. Të ketë përfunduar studimet Bachelor/Master Profesional/Master Shkencor në degën e Inxhinierisë Informatike;
  2. Të ketë eksperiencë punë në fushën përkatëse;
  3. Të jetë shtetas shqiptar;
  4. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  6. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  7. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  8. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  9. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Jetëshkrim;
  3. Kopje të diplomës Bachelor dhe Master dhe të listave të notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit;
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
  6. Vërtetim nga Institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  7. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
  8. Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  9. Dëshmi penaliteti;
  10. Fotokopje të letërnjoftimit (ID).

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është:  07.05.2018-18.05.2018

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al

 

2. Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.