NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER AKADEMIK (LABORANTE MËSIMORE), NË SHËRBIMIN E IMAZHERISË DHE MJEKËSISË NUKLEARE, NË DEPARTAMENTIN E SEMIOLOGJISË IMAZHERIKE DHE KLINIKE, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË,  NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË.

NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER AKADEMIK (LABORANTE MËSIMORE), NË SHËRBIMIN E IMAZHERISË DHE MJEKËSISË NUKLEARE, NË DEPARTAMENTIN E SEMIOLOGJISË IMAZHERIKE DHE KLINIKE, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË.

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER AKADEMIK (LABORANTE MËSIMORE), NË SHËRBIMIN E IMAZHERISË DHE MJEKËSISË NUKLEARE, NË DEPARTAMENTIN E SEMIOLOGJISË IMAZHERIKE DHE KLINIKE, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË,  NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË.

Kandidatët konkurrentë për vendin vakant për Personel ndihmës akademik me karakter akademik (Laborante mësimore), në Shërbimin e Imazherisë dhe Mjekësisë Nukleare, në Departamentin e Semiologjisë Imazherike dhe Klinike, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë duhet të plotësojnë:

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  3. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse ;
  5. Të ketë mbaruar ciklin e pare të studime universitare Bachelor;
  6. Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  7. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  8. Të mos jet marrë masa disiplinore që nuk është shuar sipas ligjit;

 

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  4. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë, nëse ka qënë i punësuar);
  5. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  6. Referenca nga punëdhënës (ose profesorë) të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  7. Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore me fuqi (për rastet që kanë eksperiencë pune);
  8. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve;
  9. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  10. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  11. Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015;
  12. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 02.03.2020- 13.03.2020 (10 ditë pune)

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al