NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE “ADMINISTRATOR NË FAKULTETIN E MJEKËSISË”, “AMINISTRATOR NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE” DHE “ADMINISTRATOR NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE”

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE “ADMINISTRATOR NË FAKULTETIN E MJEKËSISË”, “AMINISTRATOR NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE” DHE “ADMINISTRATOR NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE”

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicione pune bazuar në ligjin nr.80/2015 “Për Arsimin e  Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimin Nr. 6  datë 20.02.2018  të Bordit të Administrimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë , për vendet e punës:

  1. Administrator në Fakultetin e Mjekësisë
  2. Administrator në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike
  3. Administrator në Fakultetin e Mjekësisë Dentare

Përshkrimi përgjithësues i punës:

Sipas nenit 54  Funksionet e administratorit të njësisë kryesore në institucionet e arsimit të lartë” të ligjit nr.80/2015“Për Arsimin e  Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

  1. Kriteret:

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere :

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Master i Shkencave” në fushën e drejtësisë ose të ekonomisë dhe përvojë pune së paku 5 (pesë) vite në këto fusha;
  3. Të ketë përvojë pune në buxhetimin dhe menaxhimin e fondeve, së paku 3 (tre) vjet;
  4. Të mos jetë i dënuar për ndjekje penale dhe të mos jetë dhënë ndaj tij masë e sigurimit personal;
  5. Të mos jetë i dënuar për vepra penale me vendim gjyqësor të formës së prerë;
  6. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore që nuk është shuar sipas ligjit;
  7. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
  8. Të zotërojë gjuhën angleze, një gjuhë e dytë e Komunitetit Evropian përbën avantazh.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje të noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njehësimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (të dy cikleve të studimit);
  5. Kopje e librezës së punës e noteruar;
  6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  7. Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  8. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar);
  10. Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmenduara në jetëshkrim;
  11. Referenca nga punëdhënësit të mëparshëm që provojnë vlerësime pozitive në punë;
  12. Dëshmi penaliteti.

Dorëzimi i dokumentacionit duhet të bëhet brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga shpallja, pranë Zyrës së  Protokollit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit me postë ose dorazi:  05.03.2018 – 19.03.2018.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

  1. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
  • Njohuri mbi ligjin nr.80/2015“Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, I ndryshuar me Ligjin nr. 110/2015, datë 15.10.2015 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”;
  • Njohuri mbi ligjin nr.9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar me ligjin ligjin Nr. 47/2017 “Për prokurimin publik”;
  • Njohuri mbi ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e arsimit të lartë, procedurave administrative, prokurimit publik dhe buxhetit.
  1. Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al.

Publikuar më 28.02.2018.