NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NË  FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE PËR VITIN AKADEMIK 2017 – 2018

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE PËR VITIN AKADEMIK 2017 – 2018

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë,Tiranë, shpall konkurs për personel akademik me kohë të pjesshme në :        

  • Departamentin e Lëndëve Paraklinike për lëndën Anglisht.

Kandidatët për vendet e punës për personel akademik me kohë të pjesshme duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

  1. Të jenë diplomuar në Master Shkencor në degën përkatëse.
  2. Të kenë përfunduar studimet universitare  me notë mesatare mbi 8.
  3. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Preferohen kandidatë që plotësojnë edhe këto kritere:

  1. Të kenë gradë apo titull shkencor të fituar brenda vendit ose në universitete të njohura jashtë vendit.
  2. Të kenë eksperience në mësimdhënie në fushën përkatëse.
  3. Të kenë botime dhe artikuj shkencorë në fushën përkatëse.

 

Dokumentat që do të dorëzohet nga personeli akademik me kohë të pjesshme janë:

  1. Kërkesë me shkrim drejtuar Departamentit ku do të konkurrojë.
  2. Curriculum Vitae e detajuar me të gjithë aktivitetin shkencor dhe botues të kandidatit.
  3. Leje nga punëdhënësi në organizatën ose institucionin ku punon, me përjashtim të rasteve kur janë të punësuar në Universitetin e Tiranës.
  4. Dokument identifikimi.
  5. Fotokopje të noteruara të  diplomës dhe listës së notave të të gjitha programeve të studimit ( Bachelor, Master Shkencor, Specializim, Doktoraturë)
  6. Fotokopje të të noteruara të vërtetimit të ekuivalentimit të diplomës nga MAS, si diplomë, listë notash si dhe njohje të gradave për kandidatët që kanë studiuar jashtë shtetit.
  7. Kopje të noteruar të dëshmive të gjuhëve të huaja të mbrojtura ( e detyrueshme të paktën një)
  8. Kopje të noterizuar të librezës së punës
  9. Vërtetim page, shoqëruar me derdhjen e sigurimeve shoqërore nga qëndra e punës..
  10. Dëshmi penaliteti
  11. Dy referenca nga të cilat të paktën njëra të jetë nga një profesor i fakultetit që është diplomuar ( dorëzohet vetëm nëse kandidati aplikon për herë të parë).
  12. Çdo dokument tjetër që justifikon plotësimin kritereve specifike të shpallura.

Afati i dorëzimit të dosjeve është  30.11.2017 – 08.12.2017

Dorëzimi i dosjeve të kandidatëve

Dorëzimi i dosjeve të kandidatëve për personelin akademik me kohë të pjesshme bëhet pranë zyrës së protokollit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike  a) me postë ose b) fizikisht në zyrën e protokollit.

 Kontakti:burimet.njerezore@umed.edu.al

REKTORATI

Publikuar më 21.11.2017