NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: “PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË SHËRBIMEVE” NË ADMINISTRATËN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: “PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË SHËRBIMEVE” NË ADMINISTRATËN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr.80/2015 Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës personel administrativ në administratën e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë “Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve”

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Evidenton dhe koordinon me strukturat përkatëse plotësimin e nevojave të punonjësve për shërbime/pajisje të ndryshme pune, sipas procedurave standarte të punës.
  • Organizon dhe ndjek punën për planifikimin, hartimin, zbatimin dhe ndjekjen e investimeve në mbështetje dhe të sektorit të prokurimeve.
  • Merr pjesë në të gjitha procedurat apo proceset, ku legjislacioni kërkon pjesëmarrjen e këtij pozicioni.
  • Siguron furnizimin e vazhdueshëm të personelit me inventar, artikuj kancelerie, materiale konsumi dhe pajisje të tjera sipas kërkesave të tyre.
  • Realizon planifikimin, pranimin dhe kontrollin e të gjitha mallrave të dorëzuara në magazinë.
  • Planifikon, shpërndan dhe mbikëqyr burimet materiale bazuar në nevojat e çdo departamenti.
  • Realizon të gjitha shërbimet rutinore logjistike apo mbështetëse për personelin e administratës së UMT-së.

A. Kriteret:

Kandidati për vendin e punës “Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve”, duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit ose në Shkenca Juridike;
  2. Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vjet në fushën përkatëse;
  3. Të ketë njohuri të mira të programit Microsoft Office;
  4. Të jetë shtetas shqiptar;
  5. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  6. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  7. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  9. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  10. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës.

B. Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njësimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimit)
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore marrë brenda tre muajve të fundit (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  7. Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  8. Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
  10. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  11. Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.

C. Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin në Sektorin e Protokoll-Arkivës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005,  Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 13.08.2018 – 27.08.2018  (10 ditë pune).

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al