NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV, “SPECIALIST FINANCE” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV, “SPECIALIST FINANCE” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË

Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e  Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicion pune personel administrativ “Specialist Finance në Fakultetin e Mjekësisë”.

 

A. Përshkrimi përgjithësues i punës :

  • Menaxhon fondet buxhetore të miratuara duke siguruar përdorimin me efektivitet dhe në përputhje me legjslacionin në fuqi për fondet publike;
  • Përgatit raportime mbi përdorimin e fondeve të buxhetit për shpenzimet (pagat., sigurimet shoqërore e shëndetësore, shpenzimet operative dhe investimet);
  • Ndjek detyrat, që rrjedhin nga Ligji nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” si dhe aktet e tjera në zbatim të tyre.
  • Mban llogaritë financiare në përputhje me aktet ligjore në fuqi për kontabilitetin;
  • Harton urdhër pagesat e shpenzimet për Degën e Thesarit dhe për bankat
  • Përgatit evidencat statistikore financiare
  • Harton bilancin financiar vjetor
  • Evidenton shpenzimet mujore dhe vjetore sipas zërave të buxhetit nëpermjet ditarëve përkatës

 

B. Kriteret:

Kandidati për vendin e punës Specialist Finance në Fakultetin e Mjekësisë” duhet të plotësojë këto kritere :

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master Profesional/ Master Shkencor në shkencat Ekonomike
  2. Të ketë eksperiencë pune në fushën e finances/kontabilitetit
  3. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
  4. Të ketë njohuri të mira të programit Microsoft Office
  5. Të ketë njohuri të mira të një prej programeve financiare (Alpha, Financa 5);
  6. Të jetë shtetas shqiptar
  7. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
  8. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur
  9. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse
  10. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje
  11. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim
  2. Jetëshkrim sipas formatit standard (europass)
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njësimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimit)
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj
  7. Vërtetim të gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (Raport mjekësor për aftësitë në punë)
  8. Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji
  9. Vërtetim nga punëdhënësi i fundit që nuk ka masë disiplinore në fuqi
  10. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj
  11. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë
  12. Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.

 

C. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” , të ndryshuar,
  • Ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative dhe prokurimit publik.

 

Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin në Sektorin e Protokoll-Arkivës në Universitetin e Mjekësisë Tiranë brenda afatit: 18.06.2018 – 29.06.2018  (10 ditë pune).

 

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al