NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL AKADEMIK ME KONTRATË 1 (NJË) VJEÇARE NË DEPARTAMENTIN E DIAGNOSTIKËS DHE REHABILITITMIT SHËNDETËSOR DHE INFERMIERISTIKËS NË KIRURGJI, INFERMIERISTIKËS NË OBSTETRIK GJINEKOLOGJI, PROFILI “IMAZHERI” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicion pune personel akademik bazuar në ligjin nr.80/2015 ““Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit i Mjekësisë,Tiranë, me kontratë 1(një) vjeçare në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike.
A. Pozicioni i punës:
Personel akademik me kontratë 1 (një) vjeçare në Departamentin e Diagnostikës dhe Rehabilititmit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji, Infermieristikës në Obstetrik Gjinekologji, Profili “Imazheri” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike ( 1 vend pune).
B. Kriteret:
Kandidati për vendin e punës “Personel akademik me kontratë 1 (një) vjeçare në Departamentin e Diagnostikës dhe Rehabilititmit Shëndetësor, dhe Infermieristikës në Kirurgji, Infermieristikës në Obstetrik Gjinekologji, Profili “Imazheri”” duhet të plotësojë këto kritere bazë:
- Të jetë i diplomuar në fushën e imazherisë mjekësore / fizikës së aplikuar / radioterapi si dhe të zotërojë diplomë “Master i Shkencave” në profilet e mësipërsme.
- Të ketë përfunduar studimet universitare me rezultate të larta.
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj së paku në nivelin B2.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidati konkurrent për vendin e punës punës “Personel akademik me kontratë 1 (një) vjeçare në Departamentin Diagnostikës dhe Rehabilititmit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji, Infermieristikës në Obstetrik Gjinekologji, Profili “Imazheri””, preferohet të plotësojë edhe këto kritere:
- Të zotërojë të paktën gradën shkencore “Doktor” të fituar në universitete brenda osë jashtë vendit në profilin e teknikave imazherike / imazheri mjekësore / proçesim imazhesh mjekësore dhe radioterapi.
- Të ketë gradë shkencore apo titull të fituar në universitete të njohura jashtë vendit.
- Të kenë botime dhe artikuj shkencorë në fushën përkatëse.
- Të ketë gradë apo titull shkencor të fituar në universitete të njohura jashtë vendit
- Të ketë eksperiencë në mësimdhënie dhe aktivitet kërkimor në profilet e mësipërme në institucione të arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit
C. Dokumentacioni për tu dorëzuar
Kandidatët për vendin e punës duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dosjen personale (të inventarizuar) me këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim
- Curriculum vitae
- Diplomë dhe listë notash të studimeve universitare dhe pasuniversitare (fotokopje të noteruara). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent.
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje.
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, etj.
- Të paktën dy referenca nga profesorë të fakultetit.
- Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar).
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
- Kopje të librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore (të noteruar).
- Raport mjekësor për aftësitë në punë.
- Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria.
- Dëshmi e penalitetit.
D. Afati i dorëzimit të dokumentacionit
Afati i dorëzimit të dokumentacionit me postë ose dorazi: 05.03.2018 -16.03.2018.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgoni email në adresën erisa.luzi@umed.edu.al.
E. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuritë mbi Ligjin 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
F. Mënyra e vlerësimit:
- Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
- Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën në mësimdhënie.
Vleresimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al.