NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL AKADEMIK NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionet e punës personel akademik në Fakultetin e Mjekësisë si më poshtë vijon:
- Personel akademik në Departamentin e Morfologjisë, Lënda Anatomi Normale (3 vende pune)
- Personel akademik në Departamentin e Lëndëve Biomjekësore dhe Eksperimentale, Lënda Farmakologji (1 vende pune)
- Personel akademik në Departamentin e Semiologjisë imazherike dhe klinike(4 vende pune) përkatësisht 2 (dy) vende për Lëndën Semiologji Imazherike dhe 2 (dy) vende për Lëndën Semiologji Klinike
Pozicioni i punës:
Personel akademik në Departamentin e Morfologjisë, Lënda Anatomi Normale (3 vende pune)
Kandidatët konkurrentë për 3 (tre) vende pune për personel akademik në Departamentin e Morfologjisë, Lënda Anatomi Normale, duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jenë diplomuar në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme”. Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të jetë bërë njohja nga organi kompetent;
- Të jenë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
- Të zotërojnë me dëshmi të paktën një nga pesë gjuhët e huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht.
Kritere specifike:
- Të kenë përfunduar studimet në programin e integruar të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme” me notë mesatare të ponderuar 9 e lart;
- Të kenë notën mesatare aritmetike të dy provimeve të lëndës së Anatomi Normale 9 e lart dhe notën mesatare aritmetike të dy provimeve të lëndës së Histologji-Embriologjisë 8 e lart gjatë studimeve të integruara të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme”;
- Të kenë nivel të njohjes së gjuhës së huaj së paku në nivelin B2 (preferohet gjuhë angleze).
- Të kenë licencën për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
Kritere preferenciale:
- Preferohen kandidatë që kanë marrë pjesë në veprimtari kërkimore dhe/ose aktivitete shkencore në fushën e Morfologjisë në përgjithësi dhe Anatomisë/Anatomi Klinike në veçanti.
Ju informojmë se kandidatët e kualifikuar duhet të provojnë me testim dijet në fushën e Anatomisë, në nivelin e përshtatshëm për mësimdhënie me studentët e Fakultetit të Mjekësisë dhe në përputhje me plan programet mësimore përkatëse (syllabuset).
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim;
- Curriculum vitae;
- Diplomë e studimeve në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme” (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet gjithashtu fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
- Kopje e noterizuar e listës së notave të programit të integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme”;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj;
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose nga trupa akademike në rast se kandidati nuk është i punësuar;
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), nëse ka;
- Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve;
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
- Kopje të botimeve të artikujve shkencorë, teksteve, revistave, projekte shkencore etj;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.
Pozicioni i punës:
Personel akademik në Departamentin e Lëndëve Biomjekësore dhe Eksperimentale, Lënda Farmakologji (1 vende pune)
Kandidatët konkurrentë për 1 (një) vend pune për personel akademik në Departamentin e Lëndëve Biomjekësore dhe eksperimentale, Lënda Farmakologji, duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jenë diplomuar në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme”. Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të jetë bërë njohja nga organi kompetent;
- Të jenë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
- Të zotërojnë me dëshmi të paktën një nga pesë gjuhët e huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht.
Kritere specifike:
- Të kenë përfunduar studimet në programin e integruar të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme” me notë mesatare aritmetike 9 e lart;
- Te kenë përfunduar specializimin afatgjatë në mjekësi, dega “Anestezi Reanimacion”;
- Të kenë punuar në mësimdhënie në Farmakologji ose Anestezi Reanimacion;
- Të kenë licencën për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
Kritere preferenciale:
- Preferohen kandidatë që kanë minimumi gradën shkencore “Doktor” në fushën e farmakologjisë ose anestezi-reanimacion.
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim;
- Curriculum vitae;
- Diplomë e studimeve në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme” (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet gjithashtu fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
- Diplomë e studimeve të specializimit afatgjatë në Mjekësi, dega “Anestezi Reanimacion” (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet gjithashtu fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
- Diplomë e studimeve të doktoraturës në fushën e farmakologjisë ose anestezi-reanimacion (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet gjithashtu fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
- Kopje e noterizuar e listës së notave të programit të integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme”;
- Kopje e noterizuar e listës së notave të programit të studimeve të specializimit afatgjatë;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj;
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike në rast se kandidati nuk është i punësuar;
- Fotokopje e noterizuar të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), nëse ka;
- Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
- Kopje të botimeve të artikujve shkencorë, teksteve, revistave, projekte shkencore etj;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.
Pozicioni i punës:
Personel akademik në Departamentin e Semiologjisë imazherike dhe klinike (4 vende pune) përkatësisht 2 (dy) vende për Lëndën Semiologji Imazherike dhe 2 (dy) vende për Lëndën Semiologji Klinike
Kandidatët konkurrentë për 2 (dy) vende pune për personel akademik në Departamentin e Semiologjisë imazherike dhe klinike, për Lëndën Semiologji Imazherike duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jenë diplomuar në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme”. Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të jetë bërë njohja nga organi kompetent;
- Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
- Të zotërojnë me dëshmi të paktën një nga pesë gjuhët e huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht.
Kritere specifike:
- Të kenë përfunduar studimet në programin e integruar të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme” me notë mesatare aritmetike 8 e lart;
- Të kenë minimalisht gradën shkencore “Doktor” në fushën e Mjekësisë;
- Të ketë licencën për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve;
- Të ketë përfunduar ciklin e tretë të studimeve në Imazheri.
Kritere preferenciale:
- Preferohen kandidatë me eksperiencë në mësimdhënie në lëndën e Imazherisë në Fakultetin e Mjekësisë;
- Preferohen kandidatë që kanë eksperiencë pune 5 vjeçare në fushën e imazherisë;
- Preferohen kandidatë me kualifikime dhe specializime ndërkombëtare në imazheri.
Kandidatët konkurrentë për 2 (dy) vende pune për personel akademik në Departamentin e Semiologjisë imazherike dhe klinike, për Lëndën Semiologji Klinike duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jenë diplomuar në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme”. Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të jetë bërë njohja nga organi kompetent.
- Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
- Të zotërojnë me dëshmi të paktën një nga pesë gjuhët e huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht.
Kritere specifike:
- Të kenë përfunduar studimet në programin e integruar të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme” me notë mesatare aritmetike 8 e lart;
- Të kenë minimalisht gradën shkencore “Doktor” në fushën e Mjekësisë;
- Të kenë licencën për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve;
- Të kenë mbaruar ciklin e tretë të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë.
Kritere preferenciale:
- Preferohen kandidatë që kanë eksperiencë pune mbi 5 vjet në fushën e Mjekësisë;
- Preferohen kandidatë që punojnë në spitale universitare;
- Preferohen kandidatë me eksperiencë në mësimdhënie në lëndën e Semiologjisë Klinike;
- Preferohen kandidatë me specializim afatgjatë në degën e “Kardiologjisë”.
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim;
- Curriculum vitae;
- Diplomë e studimeve në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet gjithashtu fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
- Diplomë e studimeve të specializimit afatgjatë (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet gjithashtu fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
- Diplomë e studimeve të doktoraturës në fushën e mjekësisë (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet gjithashtu fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
- Lista e notave të programit të integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme” (fotokopje e noterizuar);
- Kopje e noterizuar e listës së notave të programit të studimeve të specializimit afatgjatë;
- Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike në rast se kandidati nuk është i punësuar;
- Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve;
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), nëse ka;
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
- Kopje të botimeve të artikujve shkencorë, teksteve, revistave, projekte shkencore etj;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.
Kandidatët duhet të dorezojnë dokumentacionin e kërkuar pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë nga data 25.06.2017-06.07.2018.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Për çdo paqartësi mund të dërgoni email ne adresen info@umed.edu.al.