NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës “Sekretar mësimor në Fakultetin e Mjekësisë Dentare”;
A. Kriteret:
Kandidati për vendin e punës “Sekretar mësimor në Fakultetin e Mjekësisë Dentare” duhet të plotësojë këto kritere :
- Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor ose diploma ekuivalente me të;
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vjet në fushën përkatëse;
- Të zotërojë me dëshmi të paktën një nga pesë gjuhët e huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht (gjuha angleze përbën avantazh);
- Të ketë njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit dhe të programit Microsoft Office;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim
- Jetëshkrim sipas formatit standard (europass)
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njësimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimit)
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (Raport mjekësor për aftësitë në punë)
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji
- Vërtetim nga punëdhënësi i fundit që nuk ka masë disiplinore në fuqi
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj
- Vlerësim nga punëdhënësi i punës së fundit dhe çdo vlerësim tjetër pune (nëse ka)
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.
B. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative.
Mënyra e vlerësimit:
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës, kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; eksperiencën e tyre të mëparshme; motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokummentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin në Sektorin e Protokoll-Arkivës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë)
Afatit të dorëzimit të dokumentacionit është: 25.06.2018–06.07.2018 (10 ditë pune).
Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al