NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: “SPECIALIST” PRANË NJËSISË SË AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, “Specialist” pranë Njësisë së Auditimit të Brendshëm
A. Kriteret:
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:
1. Kritere të përgjitshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerje të veprës/ave penale;
- Të mos jetë larguar nga puna me masë disiplinore;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
2. Kritere të veçanta:
- Të ketë diplomë universitare të nivelit të dytë në shkencat ekonomike ose juridike;
- Të jetë i çertifikuar si “Auditues i brendshëm”, prej të paktën një viti;
- Të ketë përvoj pune të paktën 5 (pesë) vjet në profesion;
- Të ketë qënë auditues i brendshëm, jo më pak se 3 (tre) vjet;
- Të ketë notë mesatare të shkollës së lartë (bachelor dhe master) mbi 8 (tetë).
B. Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim për vendin e punës;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave, bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës dhe/ose vërtetime të punës;
- Deklaratë për konfliktin e interesit;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Dokumenta të tjera që vërtetojnë trajnimet apo kualifikimet shtesë;
- Referenca nga punëdhënësi gjatë vitit të fundit;
- Vetëdeklarim mbi gjëndjen gjyqësore (ose dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).
- Diplomat apo çertifikatat e fituara në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me vërtetimin e njohjes dhe njëhsimit nga MARS, sipas përcaktimit të ligjit nr. 80, datë 22.07.2015, neni 92, pika 3.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 24.09.2018 – 08.10.2018
C. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar;
- Njohuri mbi ligjin nr. 114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”;
- Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e ligjeve të sipërpërmendura;
D. Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërpërmendur, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al