Njoftim për vende vakante: “ Laborant” me kohë të plotë në Departamentin e Farmacisë,në Fakultetin e Mjekësisë
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, bazuar në ligjin nr. 80/2015“Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, shpall konkursin për pozicion pune personel ndihmës akademik “Laborant”me kohë të plotë në Departamentin e Farmacisë në Fakultetin e Mjekësisë.
A. Kriteret:
Kandidatët për vendin e punës “Laborant” me kohë të plotë në Departamentin e Farmacisë, Fakulteti i Mjekësisë, duhet të plotësojnë këto kritere :
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në degën farmaci 5 vjeçare ose në shkenca biomjekësore 5 vjeçare, dhe në secilin prej rasteve kurrikula e programit të studimit të përmbaj lëndët e Përgatitjes Galenike, Përgatitje Kozmetike dhe Biofrmacisë;
- Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 7 në farmaci ose mbi 8 në shkenca biomjekësore;
- Të ketë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore, preferohet gjuha angleze;
- Të ketë njohuri të programeve bazë të kompjuterit;
- Të njoh dhe të zbatojë kodin e etikës në punë (të jetë konfidencial) dhe të jetë i gatshëm të punoj në grup;
- Të jetë i gatshëm të punojë në orare të ndryshme në varësi të orarit mësimor;
- Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet në fushën përkatëse;
- Të jetë anëtar i Urdhrit profesional përkatës;
- Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna;
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim;
- Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
- Kopje të diplomës Master Shkencor dhe Bachelor dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
- Vërtetim të gjëndjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
- Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
- Dokumentacion nga Institucioni ku ka punuar që nuk është marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Dëshmi penaliteti;
B. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative.
Mënyra e vlerësimit:
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Mosparaqitja e plotë e dokumentave, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 12.11.2018 – 23.11.2018 (10 ditë pune).
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al