Njoftim per vende vakante “Specialist shërbimesh” ne Universitetin e Mjekësisë Tiranë
Bazuar në ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës personel administrativ në administratën e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë “Specialist i Sektorit të Shërbimeve”
Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Kryen me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional detyrat e ngarkuara nga pergjegjësi i sektorit.
- Jep përgjigje ligjore dhe teknike me përpikmëri dhe nivel të lartë profesional për të gjitha detyrat e ngarkuara brënda sektorit si dhe përgatitë propozime lidhur me trajtimin e ҫështjeve të ndryshme me karakter profesional dhe teknik, sipas fushave që mbulon sektori.
- Ndjek korrespodencën që i është dhënë për trajtim, duke respektuar rigorozisht afatet e përcaktuara.
- Merr pjesë në komisionet e marjes në dorëzim të materialeve që merren në dorezim nga Institucioni, apo dhe komisione të tjera të ngarkuara nga titullari, siguron dhe organizon inventarizimin e pajisjeve e të bazës materiale.
- Organizon, kontrollon dhe përgjigjet për të siguruar gadishmërinë dhe funksionimin normal të pajisjeve hidrosanitare, elektrike, elektronike, të ngrohjes dhe mjeteve të transportit.
A. Kriteret:
Kandidati për vendin e punës “Specialist i Sektorit të Shërbimeve”, duhet të plotësojë këto kritere:
- Të zotëroj të paktën diplomë të nivelit “Bachelor”
- Të ketë njohuri të mira të programit Microsoft Office;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
B. Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim;
- Jetëshkrim sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njësimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimit)
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore marrë brenda tre muajve të fundit (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
- Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
- Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
- Referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë (nëse ka);
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.
C. Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin në Sektorin e Protokoll-Arkivës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 26.11.2018 – 12.12.2018 (10 ditë pune).
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al