PËRCAKTIM I NIVELEVE TË GJUHËVE TË HUAJA DHE TË TESTEVE NDËRKOMBËTARE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

PËRCAKTIM I NIVELEVE TË GJUHËVE TË HUAJA DHE TË TESTEVE NDËRKOMBËTARE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon mbi Vendimin e Senatit Akademik Nr. 51, më datë 21.07.2016, “Për një ndryshim në Vendimin e Senatit nr. 8 datë 28.01.2016 “kriteret e pranimit të studentëve për ciklin e dytë, ku përfshihet edhe cikli i dytë i integruar i studimeve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, dhe njofton, si më poshtë:

    1. Ndryshohet Vendimi i Senatit Akademik Nr. 8, datë 28.01.2016, duke hequr kushtin e gjuhës së huaj si kriter hyrës për programet e ciklit të dytë të integruar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
    2. Niveli B2 i një prej gjuhëve të huaja të përcaktuara në Udhëzimin Nr. 52 datë 23.12.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, vendoset si kusht dalës nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
    3. Niveli B2 i një prej gjuhëve të huaja të përcaktuara në Udhëzimin Nr. 52 datë 23.12.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, qëndron si kusht hyrës vetëm për studentët që do të konkurojnë në ciklin e dytë “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave”.
    4. Studentët e regjistruar në ciklin e dytë apo të tretë të studimeve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, të cilët nuk i janë nënshtruar testimit të gjuhës angleze, si dhe nuk kanë paraqitur dokumentacion pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, sipas Udhëzimit Nr. 14, datë 28.03.2011, “Për njohjen e testimeve dhe certifikimeve për gjuhën angleze për programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë në institucionet e arsimit të lartë”, kryejnë testimin sipas këtij Vendimi.

Për informacione të mëtejshme mbi Vendimin e Senatit Akademik, mund të konsultoni linkun e mëposhtëm: 

Për informacione të mëtejshme mbi Udhëzimin Nr. 52, datë 03.12.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, i ndryshuarmund të konsultoni linkun e mëposhtëm: 

Për informacione të mëtejshme mbi subjektet e njohura nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për ofrimin e testeve ndërkombëtare, mund të konsultoni linkun e mëposhtëm: 

Publikohet Udhëzimi Nr. 5, datë 16.02.2017, i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për një ndryshim në Udhëzimin Nr. 52, datë 03.12.2015, “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e ciklit të dytë dhe të tretë, në Institucionet e Arsimit të Lartë” të ndryshuar, që mund të konsultohet në linkun e mëposhtëm: 

 

         REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË   

Publikuar më datë 21.07.2016

Përditësuar më datë 22.02.2017 me Udhëzimin Nr. 5, datë 16.02.2017, i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për një ndryshim në Udhëzimin Nr. 52, datë 03.12.2015, “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e ciklit të dytë dhe të tretë, në Institucionet e Arsimit të Lartë” të ndryshuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *