PUBLIKOHEN KRITERET E PUNËSIMIT “SPECIALIST I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT” ME KONTRATË ME AFAT TË CAKTUAR, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

PUBLIKOHEN KRITERET E PUNËSIMIT “SPECIALIST I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT” ME KONTRATË ME AFAT TË CAKTUAR, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmësakademik me karakter administrativ, “Specialist i Teknologjisë së Informacionit”, me kontratë me afat të caktuar, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë,

Kriteret:

Kandidatët për “Specialist i Teknologjisë së Informacionit” me kontratë me afat të caktuar, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë këto kritere:

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të ketë minimalisht diplomë të ciklit të parë Bachelor në degën “Inxhinieri Kompjuterike”, “Informatikë” ose “Teknologji Informacioni”;
  2. Të njohë me dëshmi gjuhën angleze;
  3. Të ketë aftësi të mira komunikuese, etike profesionale dhe të punës në grup;
  4. Të jetë shtetas shqiptar;
  5. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  7. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  8. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  9. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna nga Universiteti I Mjekësisë Tiranë dhe nga Insitucione të tjera të edukimit.

 

Kritere preferenciale:

  1. Të ketë eksperiencë pune në këtë pozicion mbi 5 (pesë) vjet.

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  8. Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  9. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  10. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  11. Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.

 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

 

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 27.05.2019-07.06.2019 (10 ditë pune)

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al