QUAlity Development of International Cooperation and project management
(“Zhvillimi cilësor i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe menaxhimit të projekteve”)
Periudha: 2019-2022
Qëllimi i këtij projekti është të përmirësojë cilësinë e arsimit të lartë në Kosovë dhe në Shqipëri, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve institucionale për marrëdhëniet ndërkombëtare, duke krijuar zyrat përkatëse ose duke i kthyer, kur janë të krijuara, në kapacitete funksionale maksimale (përfshirë kapacitetin për menaxhimin e projekteve) në 9 Universitete në Kosovë dhe 5 Universitete në Shqipëri.
Ky projekt do të ndërtojë kapacitete institucionale për ndërkombëtarizimin e Arsimit të Lartë në Kosovë dhe Shqipëri, do të përmirësojë kapacietet për zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve përmes ekspertizës ndërkombëtare nga institucionet Evropiane të Arsimit të Lartë që janë partnerë në këtë projekt. Ky projekt synon shkëmbimin e praktikave të mira midis anëtarëve të konsorciumit. Në përfundim të projektit, institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë dhe Shqipëri, duhet të jenë të afta të përfshihen në nisma të ndryshme bashkëpunimi akademik dhe kërkimor në rajon, në Evropë dhe më gjerë.
Partnerët në projekt:
Universiteti “Kadri Zeka”, Gjilan – Koordinator i projektit
Universiteti “Fehmi Agani”, Gjakovë
Universiteti “Ukshin Hoti”
Universiteti “Hasan Prishtina”, Prishtinë
Universiteti i Cote D’Azur
Universiteti Teknik i Sofies
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
Universiteti i Ljubljanës
Kolegji Heimerer, Prishtinë
Universiteti “Haxhi Zeka”
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”
Universiteti Europian i Tiranës
Kolegji UBT
Universiteti “Fan Noli”, Korçë
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
University i Gjuhëve të Huaja, Perugia
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Kosovë
Faqja e internetit e projektit: www.quadic.net
Koordinator Institucional i UMT-së për Projektin QUADIC:
Dr. Shk. Nevila Heta Alliu
Email- nevila70@ymail.com