2 – NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – 14.11.2016
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE: PËR PERSONEL AKADEMIK NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për 1 (një) vend pune për personel akademik në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si më poshtë vijon: Pozicioni i punës: Personel akademik në Departamentin e Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji, Infermieristikës në Obstetrik Gjinekologji, Profili […]
CEREMONIA E DHËNIES SË TITULLIT “DOCTOR HONORIS CAUSA” PËR PROF. ALVA B. WEIR NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Ditën e premte, më datë 11.11.2016, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë organizon Ceremoninë e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” për Prof. Alva B. Weir në shenjë falenderimi për kontributin e tij në zhvillimin e Onkologjisë dhe Hematologjisë. Në këtë ceremoni do të jenë të ftuar anëtarët e Senatit Akademik, personalitete nga Universiteti i Mjekësisë, […]
NJOFTIM, datë 09.11.2016
Informojmë pedagogët dhe studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë se nga dita e nesërme, më datë 10.11.2016, procesi mësimor do të zhvillohet normalisht. REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË Publikuar më 09.11.2016
Universiada Tirana 2016
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Ju fton në aktivitetin sportiv mbarëkombëtar “Universiada Tirana 2016”, në datat 11-12 nëntor 2016, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, të organizuar në bashkëpunim me Shoqatën Sportive Studentore Shqiptare. Kjo veprimtari, ku marrin pjesë më shumë se 25 universitete nga të gjitha trevat shqiptare, synon të promovojë zhvillimin e aktiviteteve të […]