Takim informues në kuadër të zhvillimit të Sondazhit Kombëtar të Studentëve 2022
Në kuadër të zhvillimit të Sondazhit Kombëtar të Studentëve (SKS) 2022, sot në datë 05.04.2022, u zhvillua takimi informues nga përfaqësues të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) me grupin e punës të ngritur nga UMT, si dhe përfaqësues të studentëve, në ambientet pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Sondazhi Kombëtar i Studentëve, i cili organizohet dhe monitorohet nga ASCAL në bashkëpunim me Institucionet e Arsimit të Lartë dhe Këshillat Studentorë, do të zhvillohet online gjatë periudhës 25 prill 2022 – 25 maj 2022.
Stafi i ASCAL theksoi rëndësinë e zhvillimit të këtij procesi periodik në kuadër të sigurimit të cilësisë në Arsimin e Lartë si një nga mekanizmat kryesorë për matjen e kënaqshmërisë së studentëve, që jep informacione reale e të besueshme.
Duke qenë se është e rëndësishme që pjesëmarrja në SKS të jetë maksimale, në mënyrë që çdo student të shprehë mendimin e tij, studentët e Universitetin të Mjekësisë Tiranë do të njoftohen në vijim për plotësimin e pyetësorit.