Takim informues në kuadër të zhvillimit të Sondazhit Kombëtar të Studentëve 2022

Takim informues në kuadër të zhvillimit të Sondazhit Kombëtar të Studentëve 2022

Në kuadër të zhvillimit të Sondazhit Kombëtar të Studentëve (SKS) 2022, sot në datë 05.04.2022, u zhvillua takimi informues nga përfaqësues të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) me grupin e punës të ngritur nga UMT, si dhe përfaqësues të studentëve, në ambientet pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Sondazhi Kombëtar i Studentëve, i cili organizohet dhe monitorohet nga ASCAL në bashkëpunim me Institucionet e Arsimit të Lartë dhe Këshillat Studentorë, do të zhvillohet online gjatë periudhës 25 prill 2022 – 25 maj 2022. 
Stafi i ASCAL theksoi rëndësinë e zhvillimit të këtij procesi periodik në kuadër të sigurimit të cilësisë në Arsimin e Lartë si një nga mekanizmat kryesorë për matjen e kënaqshmërisë së studentëve, që jep informacione reale e të besueshme.
Duke qenë se është e rëndësishme që pjesëmarrja në SKS të jetë maksimale, në mënyrë që çdo student të shprehë mendimin e tij, studentët e Universitetin të Mjekësisë Tiranë do të njoftohen në vijim për plotësimin e pyetësorit.