
TAKIM PAS 35 VITESH
Në ambientet e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë u zhvillua aktiviteti me titull « Takim pas 35 vitesh ».
Mjekë të specialiteteve të ndryshme në fushën e Mjekësisë, rikujtuan sot 35- vjetorin e diplomimit në Universitetin e Mjekësisë dhe njëkohësisht ndanë përvojat e tyre gjatë këtyre viteve.
Ky aktivitet u përshëndet nga Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Arben Gjata dhe Zv. Dekani i fakultetit të Mjekësisë Prof. Dr. Andi Koraqi
Universiteti i Mjekësisë Tiranë shpreh urimet më të mira në këtë 35- vjetor dhe mirënjohjen e thellë për përkushtimin e përditshëm të mjekëve në emër të Jetës.