
THIRRJE PËR APLIKIM
Metropolitan Incubator (METINC) është organizatë e cila kërkon që të mbështesë të rinjtë sipërmarrës në fushat: ICT, marketing, inovacion, inxhinieri, mjekësi, etj.
Metropolitan Incubator është i vetmi “incubator on campus” në Tiranë.
Në kuadër të zhvillimit të sipërmarrësve të rinj, METINC hap thirrjen për inkubim të startup-eve në vend. Ajo çfarë METINC ofron konkretisht janë: ambiente pune, konsulencë në fushat marketing; kontabilitet; business plan, etj për idetë e bizneseve si dhe mentorim.
Aktualisht METINC ofron dhe mundësinë e financimit për idetë më të mira të biznesit në vlerën 20,000-25,000 euro për çdo startup.
Ftojmë aplikantët e interesuar të plotësojnë linkun këtu.
Për çdo pyetje kontaktoni në: blerina.hoxha@umt.edu.al .
Suksese!