Anëtarësimi i Universitetit të Mjekësisë në Agjencinë Universitare të Frankofonisë

Anëtarësimi i Universitetit të Mjekësisë në Agjencinë Universitare të Frankofonisë

Agjencia Universitare e Frankofonisë ( AUF) ,  e krijuar 50 vite më parë  bashkon mbi 800 Universitete në më shumë se 100 vende të botës, rrjete universitare, qendra kërkimore shkencore dhe përfaqëson një nga Agjencitë më të mëdha të institucioneve të Arsimit të Lartë  në botë.

Agjencia Universitare e Frankofonisë ka rreth 60 agjenci lokale në 40 vende të botës dhe dy Seli Qëndrore në Kanada dhe në Francë.

Më 18.05.2018, Këshilli Adminstrativ i Agjencisë  Universitare të  Frankofonisë, miratoi kërkesën e anëtarësimit  të Universitetit të Mjekësisë Tiranë.

Në cilësinë e Anëtarit Vëzhgues në këtë Agjenci, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë do të jetë pjesë e  rrjetit  të Institucioneve të Arsimit të Lartë  në vende të ndryshme të botës, i cili përbëhet nga 845 anëtarë në 111 vende  , në rrjetin e akademikëve dhe studiuesve francezë dhe do të marrë pjesë në hartimin dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta.

Ky anëtarësim e indentifikon Universitetin e Mjekësisë, në një kontekst global.