Pranimet dhe Regjistrimet
Programet e studimeve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë organizohen në tre cikle të njëpasnjëshëm:
- Cikli i parë (Bachelor)
- Cikli i dytë (Programe të integruara të ciklit të dytë, Master Profesional dhe Master i Shkencave)
- Cikli i tretë (Specializime afatgjata në fushën e mjekësisë dhe Doktorata)
Për tu njohur me programet e studimit të të gjitha cikleve, ndiqni link-et përkatëse sipas fakulteteve:
- Fakulteti i Mjekësisë: http://umed.edu.al/university-event/fakultetet/fakulteti-i-mjekesise/programet-e-studimit/
- Fakulteti i Mjekësisë Dentare: http://umed.edu.al/university-event/fakultetet/fakulteti-i-mjekesise-dentare/programet-e-studimit/
- Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike: http://umed.edu.al/university-event/fakultetet/fakulteti-i-shkencave-mjekesore-teknike/programet-e-studimit-2/
Pranimi në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” dhe në programet e integruara të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, është i mundur për çdo kandidat që ka përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm dhe që plotëson kriterin e notës mesatare të përcaktuar çdo vit me vendim të Senatit Akademik. Kriteret, kuotat dhe tarifat e shkollimit miratohen nga Senati Akademik dhe bëhen publike, për çdo vit akademik.
Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë, “Bachelor”, në programet e integruara të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, dhe në programet e ciklit të dytë “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” zbatohen udhëzimet përkatëse të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Për t’u njohur me kriteret dhe kuotat e pranimit, si dhe procedurat përkatëse për pranimet në programet e ciklit të parë, programet e integruara të ciklit të dytë dhe programet e ciklit të dytë të studimit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, ndiqni link-un: