WEBINAR ME TEMË “PREZANTIMI I LIGJIT TË RI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE I PËRAFRUAR ME EU ACQUIS” ORGANIZUAR NGA ZYRA E KOMISIONERIT PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT DHE MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizon ditën e premte më 17 shtator 2021, ora 10.00 – 13.00, webinar-in e hapur me temë “Prezantimi i ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale i përafruar me EU ACQUIS” për institucionet që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në sektorin e arsimit të lartë.
Zyra e Komisionerit është përfituese e Projektit të Binjakëzimit, financuar nga programi i BE IPA 2017 “Ndërtimi i institucioneve për harmonizimin me acquis të BE për të përmbushur kriteret ekonomike lidhur me mbrojtjen e të dhënave”. Ky projekt zbatohet me mbështetjen e Autoritetit Italian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Garante per Protezione dei Dati Personali), “Institutin për të drejtat e njeriut, Ludwig Boltzmann” (BIM) në Austri si dhe CSI-Piemonte në Itali. Të ftuar janë ekspertë të Autoritetit Italian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nga Insitutit “Ludwig Boltzmann”, CSI-Piemonte dhe të Zyrës së Komisionerit.
Në këtë aktivitet do të trajtohen:
- risitë e ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale (i përafruar me EU Acquis – GDPR dhe Direktivën e Policisë);
- impakti që do të kenë rregullat e reja për mbrojtjen e të dhënave personale në sektorin e arsimit të lartë;
- zgjerimi i katalogut të të drejtave të subjekteve të të dhënave personale.
Ftohen të marrin pjesë në aktivitet stafi akademik i UMT-së, përfaqësues të qeverisë studentore dhe personeli administrativ, të cilët për shkak të veprimtarisë së punës, në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme, janë në kontakt me të dhënat personale.
Rezultatet që pritet nga zhvillimi i këtij aktiviteti:
- stafi akademik/administrativ dhe studentët të informohen me ndryshimet e legjislacionit mbi mbrojtjen e të dhënave personale;
- njohja me detyrimet për t’u përmbushur në kuadër të legjislacionit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale në fushën e arsimit.
Webinar-i do të zhvillohet në platformën e komunikimit ZOOM, në shqip dhe anglisht, detajet teknike të aksesimit i gjeni më poshtë.
Join Zoom Meeting:
https://us06web.zoom.us/j/88025747990?pwd=b0x0N21UQXBhcCszRXJBR1ZGaGN5dz09 Meeting ID: 880 2574 7990 Passcode: 589141 |
Konfirmoni pjesëmarrjen në këtë aktivitet në adresën zyrtare të e-mail-it info@idp.al, brenda datës 16.09.2021.
Materialet per webinarin:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/09/Agjenda-English-17.09.2021.pdf
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/09/Agjenda-17.09.2021.pdf
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/09/Broshurë-Proejkti-i-Binjakëzimit-English.pdf
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/09/Broshurë-Projekti-i-Binjakëzimit-Shqip.pdf