HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E AQUILA, ITALI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E AQUILA, ITALI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për mobilitet për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Aquila, Itali për semestrin e dytë të vitit akademik  2021-2022.

Lloji i mobilitetit: Shkëmbim i studentëve për studime

Fusha e studimit: Dega Mjekësi e Përgjithshme

Niveli i mobilitetit për studentët: Program studimi i ciklit të dytë

Kohëzgjatja e mobilitetit: 4 muaj

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën Italiane, që ofron Universiteti i Akuila, në Itali klikoni në linkun e mëposhtëm;

http://www.univaq.it/section.php?id=1442#dipartimento_4

Bursa përfshin:

  • Shpenzime udhëtimi: 275 €
  • Suport individual: 3.400 € (850 €/muaj)

Për të përcaktuar distancën, klikoni në link-un e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentet që nevojiten për aplikim për studentët janë:

  • CV në gjuhën Anglisht
  • Kopje e pasaportës
  • Vërtetim studenti, me numrin përkatës të matrikullimit
  • Letër motivimi në gjuhën Anglisht
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1) e noterizuar (aplikanti mund të paraqesë edhe certifikatë të gjuhës Italisht nëse e zotëron)
  • Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement*)
  • Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Anglisht.

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvillohen në universitetin pritës.

Duhet të plotësohet vetëm seksioni i parë ‘‘Before the mobility“.

Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do të zhvillohet në universitetin pritës.

Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve  të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Mjekësisë, kur të ketë përfunduar periudha e shkëmbimit.

 

NË VËMENDJE TË STUDENTËVE: Lëndët e përzgjedhura për t’u ndjekur në Universitetin e Aquila duhet të jenë të njëjta me ato që do të kryehen në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj në semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në fakultetin tuaj në semestrin e dytë.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alma Idrizi.

Për të shkarkuar formatin e Learning  Agreement klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/09/Marreveshja-e-studimit.docx

Afati për aplikim: 08.10.2021

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në zyrën e protokollit, në rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe duhet  të dërgohen të skanuara në adresën elona.caslli@umed.edu.al

Dokumentet e dorëzuara në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili, përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në  linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/09/Formulari-i-aplikimit-per-mobilitet_STUDENT.docx

 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në  aplikimin tuaj!