![“Ditët e informimit të maturantëve” “Ditët e informimit të maturantëve”](http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2018/01/Universiteti_i_Mjekësisë_Tiranë-LOGO.png)
“Ditët e informimit të maturantëve”
Të dashur maturantë,
Në vijim të nismës “Ditët e informimit të maturantëve”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë do të jetë në dispozicion për njohjen e maturantëve me programet e studimit që Universiteti ynë do të ofrojë, për vitin akademik 2022-2023, si dhe kriteret përkatëse.
Për shkak të situatës pandemike, veprimtaria e informimit të maturantëve nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, do të zhvillohet online në platformën ZOOM. Linku u është dërguar zyrave arsimore dhe çdo maturant do të informohet pranë shkollës së tij për ta disponuar.
Datat dhe orët e përcaktuara për këtë veprimtari sipas DRAP-ve janë si vijon:
DRAP Korçë
Datë 24 shkurt 2022; orari 1: 14.00-15.00
orari 2: 15.00-16.00
DRAP Lezhë
Datë 3 mars 2022; orari 1: 14.00-15.00
orari 2: 15.00-16.00
DRAP Durrës
Datë 10 mars 2022; orari 1: 14.00-15.00
orari 2: 15.00-16.00
Datë 24 mars 2022; orari 1: 14.00-15.00
orari 2: 15.00-16.00
DRAP Fier
Datë 17 mars 2022; orari 1: 14.00-15.00
orari 2: 15.00-16.00
Përfaqësues të UMT do të jenë të pranishëm për çdo sqarim apo pyetje të maturantëve lidhur me pranimet në UMT.
Ju mirëpresim.