“Ditët e informimit të maturantëve”

“Ditët e informimit të maturantëve”

Të dashur maturantë,

Në vijim të nismës “Ditët e informimit të maturantëve”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë do të jetë në dispozicion për njohjen e maturantëve me programet e studimit që Universiteti ynë do të ofrojë, për vitin akademik 2022-2023, si dhe kriteret përkatëse.

Për shkak të situatës pandemike, veprimtaria e informimit të maturantëve nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, do të zhvillohet online në platformën ZOOM. Linku u është dërguar zyrave arsimore dhe çdo maturant do të informohet pranë shkollës së tij për ta disponuar.

Datat dhe orët e përcaktuara për këtë veprimtari sipas DRAP-ve janë si vijon:

DRAP Korçë

Datë 24 shkurt 2022; orari 1: 14.00-15.00

orari 2: 15.00-16.00

DRAP Lezhë

Datë 3 mars 2022; orari 1: 14.00-15.00

orari 2: 15.00-16.00

DRAP Durrës

Datë 10 mars 2022; orari 1: 14.00-15.00

orari 2: 15.00-16.00

Datë 24 mars 2022; orari 1: 14.00-15.00

orari 2: 15.00-16.00

DRAP Fier

Datë 17 mars 2022; orari 1: 14.00-15.00

orari 2: 15.00-16.00

Përfaqësues të UMT do të jenë të pranishëm për çdo sqarim apo pyetje të maturantëve lidhur me pranimet në UMT.

Ju mirëpresim.